e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

'Internet i paligjshem', pranga pedagoges dhe 20-vjeçarit, ja skema si vidhnin parate nga interneti

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
'Internet i paligjshem', pranga pedagoges dhe 20-vjeçarit, ja skema si vidhnin parate nga interneti
Pedagogia dhe 20-vjeçari kryenin mashtrim nëpërmjet kartave bankare, duke përfituar nga bankat shuma parash të konsiderueshme. Një pedagoge dhe një person tjetër janë arrestuar nën akuzën e mashtrimit dhe përfitimit të paligjshëm të parave. Policia njofton se pedagogia me inicialet E. F. e Fakultetit të Infermierisë në Shkodër në bashkëpunim me shtetasin Kristian Pjetri, 20 vjeç. 20-vjeçari u prangos nga policia e Durrësit. Dy personat kryenin blerje të mallrave në faqe të ndryshme interneti nëpërmjet kartave të kreditit me të dhëna të përvetësuara në mënyrë të paligjshme. I riu gjente në internet të dhënat personale të kartave të identitetit dhe bënte blerje në internet nëpërmjet llogarive bankare të personave që u vidhte të dhënat.

Operacioni

Sipas policisë lokale, mbrëmjen e kaluar në kuadër të operacionit policor “Internet i paligjshëm”, Sektori kundër Krimit Ekonomik Durrës, në bashkëpunim edhe me Sektorin kundër Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit si dhe Njësinë e Përbashkët Hetimore kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Rrethit Durrës, finalizoi një goditje në drejtim të kryerjes së blerjeve së mallrave në faqe të ndryshme interneti nëpërmjet kartave të kreditit me të dhëna të përvetësuara në mënyrë të paligjshme. Kështu në vijim të një hetimi 3-mujor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kristian Pjetri, 20 vjeç, banues në Komunën Bardhaj, Shkodër. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi E. P., 29 vjeç, banues në Komunën Bardhaj, Shkodër.

 Skema e vjedhjes

Të arrestuarit ishin nën hetim prej tre muajsh. Pas sinjalizimit të marrë nga disa banka policia zbuloi se i riu dhe pedagogia përvetësonin në mënyrë të pa ligjshme të Dy shtetasit në fjalë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në muajin gusht të këtij viti, pasi kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme të dhënat e kartës së kreditit së shtetasit O. M., në periudha të ndryshme kanë kryer transaksione në internet për blerjen e mallrave dhe shërbimeve të ofruara nga subjekte tregtare në faqe të ndryshme interneti. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Njësisë së Përbashkët Hetimore kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për kryerjen e veprës penale të mashtrimit kompjuterik.