Indeksi i Lirise Ekonomike 2013, Shqiperia renditet e 58-ta ne bote
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shqipëria është renditur në vendin e 58-të në botë për sa i përket lirisë së ekonomisë. Këto janë të dhënat më të fundit në renditjen e Indeksit të Lirisë së Ekonomisë për vitin 2013. Sipas këtij rezultati Shqipëria renditet ndër vendet ku ekonomia është relativisht e lirë duke marrë 65.2 pikë nga 100. Rezultati i vendit tonë është rritur me 0.1 pikë përqindjeje, por ndërkohë ka pasur rënie në lirinë e të drejtave të pronësore dhe fuqisë punëtore. Por kjo rënie është kompensuar nga përmirësimi në lirinë e biznesit dhe menaxhimit të financave publike. Shqipëria renditet e 27-ta ndër 43 vendet e Europës. Një fakt pozitiv është se rezultati i përgjithshëm i Shqipërisë është mbi mesataren botërore.
Ndërkaq, sipas faqes së "Heritage Foundation", ku dhe është publikuar renditja e Indeksit të Lirisë së Ekonomisë, Shqipëria cilësohet si një nga vendet më të varfra në Europë, edhe pse viti 1992 u pasua nga reforma liberale politike dhe ekonomike.
“Ekonomia shqiptare ka përfituar nga një dekadë me fleksibilitet në rritje dhe ka mundur të përballojë relativisht mirë ndikimin e menjëhershëm të krizës globale ekonomike. Megjithatë, gjatë dy viteve të fundit, dinamizmi ekonomik është ngadalësuar. Shpenzimet ekspansioniste në sektorin publik që qeveria shpresonte se do zbustë disi “dhimbjet” e rregullimeve të nevojshme ka rezultuar në deficite buxhetore dhe në rritje të borxhit publik, që tani është afër 60% të PBB-së”, thuhet për Shqipërinë në faqen e "Heritage Foundation".
Ndër të tjera, në përmbledhjen e gjendjes ekonomike të Shqipërisë, “Heritage Foundation” vë në dukje faktin se korrupsionit po “shkatërron” perspektivën e një zhvillimi ekonomik afatgjatë.