Incidente etnike ne Maqedoni, sulmohen shqiptaret!
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Bashkësia Ndërkombëtare ka apeluar për qetësi dhe uljen e tensioneve në Maqedoni pas incidenteve të fundit, ku dy të rinjë janë sulmuar ne Shkup dhe një vajzë në Tetovë. Në Shkup poashtu është sulmuar një autobus dhe janë thyer 4 dyqane të shqiptarëve. Në fshatin Llokë, maqedonasit kanë djegur urën e drurit. Policia ka arrestuar në Qair tre persona.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup ka shprehur keqardhje për incidentet e fundit në Shkup, dhe bëri thirrje që të mos keqpërdoren dhe të qetësohet gjendja. "Jemi të informuar për incidentet që ndodhën gjatë 24 orëve të fundit. E shprehim keqardhjen tonë për të lënduarit dhe familjet e tyre. Nga deklarata e ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska kuptuam se në vijim është hetimi policor. Sërish, u bëjmë thirrje të gjithë faktorëve që t'i qetësojnë ndjenjat dhe të mos i keqpërdorin këto incidente fatkeqe", ka theksuar zyra e BE-së në Shkup.
Misioni i OSBE-së në Shkup gjithashtu ka kërkuar ruajtjen e qetësisë dhe zbardhjen e incidenteve që autorët e dhunës të dalin para drejtësisë. "Dhuna nuk duhet asnjëherë të nënvlerësohet, sidomos në një ambient të ndjeshëm multietnik. Apeloj deri tek familjet, drejtorët e shkollave dhe mësuesit që të jenë vigjilent ndaj të rinjve në mënyrë që t’i parandalojnë nga përfshirja në akte të dhunës. Gjithashtu bëj thirrje tek të gjithë palët e interesuar, sidomos partitë politike, shoqëria civile dhe autoritetet lokale, që t’i dënojnë fuqishëm këto akte të dhunës nga cilado anë që vijnë ato, si dhe të veprojnë me përgjegjësi dhe të shmangin rritjen e tensioneve. Raportimi i përgjegjshëm nga mediat gjithashtu do të ndihmojë në qetësimin e situatës", ka deklaruar ambasadori i OSBE në Shkup, Ralf Breth.
Edhe ambasada amerikane në Shkup ka apeluar për paqe dhe hetimin e plotë të ngjarjeve. "Jemi në dijeni për incidentet e dhunshme që kanë ndodhur mbrëmë, e që rezultuan me lëndimin e disa të rinjve. Kuptojmë që autoritetet po hetojnë incidentin dhe po kërkojnë personat përgjegjës për këto akte të shëmtuara. Në mbështesim përpjekjet e ministres Jankulovska për të ndjekur procedurën hetuese dhe ligjore", theksohet në komunikatën e ambasadës. SHBA-të ftojnë të gjitha palët të mbeten të qeta, të presin zbardhjen e fakteve dhe të lejojnë zbatimin e procesit ligjor.