e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Iken nga AK Pashaj qe rrezoi Paktin Detar me Greqine

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Iken nga AK Pashaj qe rrezoi Paktin Detar me Greqine
Nga Aleanca Kuq e Zi është larguar edhe Sekretari i Përgjithshëm, Myslim Pashaj. Profesori që u bë i njohur për mbrojtjen që u bëri kufijve të Shqipërisë duke rrëzuar Paktin Detar me Greqinë firmosur nga qeveria Berisha, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Në mesditë është mbledhur jashtë radhe Sekretariati i Aleancës Kuq e Zi, të cilën e drejtoi vetë kryetari Kreshnik Spahiu. Ky i fundit u ka lexuar të pranishmëve tekstin e dorëheqjes së Sekretarit të Përgjithshëm të AK, Myslim Pashaj, ku shtrohen kritika për programin, organizimin dhe kauzën e kësaj force politike. Deklarata e kolonel Pashajt priteshin pas deklaratave publike të tij të lëshuara ndaj kryetari të AK-së Kreshnik Spahiu. “Me AK më ka lidhur ideali kombëtar dhe jo ndonjë premisë tjetër individuale.

Nuk kam kandiduar për deputet. Ju e dini tashmë. Asnjë lloj trysnie apo hamendësimi tjetër, nuk ka pasur veçse një tërheqje e natyrshme dhe e vetëdijshme si pjesë e papajtueshmërisë dhe e kundërshtisë sime idealiste ndaj kënetës dhe ligatinës politike shqiptare e cila e shpërfaqi vetveten tragjikomike me parlamentarët e ardhshëm të cilët qysh dje, notojnë dhe do të notojnë në këtë kënetë mbytëse. Mos më konsideroni humbës apo betejëprerë”, shkruante ish-Sekretari i Përgjithshëm i AK-së, Myslim Pashaj. Para dorëheqjes së Sekretarit të Përgjithshëm janë larguar edhe drejtuesit e të gjashtë sek retarëve drejtues të departamenteve kryesore, të kryetarit të partisë për qarkun e Tiranës, Rezar Balla, si dhe të sekretarit politik të saj, Dr Eduard Kaca.

Dorëheqje të parevokueshme kanë dhanë shumica e anëtarëve të Sekretariatit Qendror të Partisë Aleanca Kuq e zi, si Dashamir Uruçi, sekretar për çështjet ekonomike dhe President i asamblesë së Partisë për kryeqytetin, Ago Nezha, sekretar për çështjet e Bujqësisë, Maksim Qoku, Sekretar për çështjet Zgjedhore pranë, Dëfrim Shkupi, Sekretar për çështjet e Mjedisit, Agim Koçillari, Sekretar për çështjet e Shëndetësisë, Ali Aliu, anëtar i Këshillit Kombëtar, Medi Shehu, Dekan i Fakultetit të infermierisë, Rudina Kraja, Kryetare e forumit të Grave, Rojmir Hamzaj, anëtar i Këshillit kombëtar dhe Nënsekretar i departamentit për çështjet juridike pranë sekretariatit të çështjeve zgjedhore, Genc Rama, shef i departamentit te ekonomisë dhe anëtar i këshillit kombëtar, Ermir Tafaj, nënsekretar për Çështjet organizative pranë departamentit të çështjeve zgjedhore, Vitri Zyka, anëtar i Këshillit kombëtar Vlorë, Me largimet e tyre në AK shkrihen plotësisht edhe gjashtë departamentet e saj si ai i Ekonomisë, Bujqësisë, Çështjeve zgjedhore, Shëndetësisë, Shkencës dhe Mjedisit. Largimi i drejtuesve është pasuar me rrjedhje të anëtarëve masive të AK-së drejt [Partisë Socialiste, ku në shumë zona janë shkrirë edhe zyrat elektorale të kësaj partie.