Idrizi: Deklaroni ne formular qe jeni shqiptare
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim me simpatizantët e saj në qytetin e Beratit ku kreu i saj, Shpëtim Idrizi, në fjalën e tij u bëri thirrje qytetarëve të Beratit që të pohojnë në regjistrimin e censusit duke mos denjuar të deklarojnë se janë shqiptarë. Takimi është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme në ambientet e pallatit të kulturës "Margarita Tutulani" me pjesëmarrjen e simpatizantëve të kësaj partie. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në fjalën e tij përpara qytetarëve të Beratit është shprehur se ka ardhur koha që të deklarojmë shtetësinë dhe të ndihemi krenarë. "Nëse censusi shkon ashtu si duhet, rruga drejt Bashkimit Europian do të ishte akoma më e vështirë e shtruar me koncesione të mëdha në favor të interesave të vendeve fqinje. PDIU do të mbetet sot dhe nesër një lloj vigjilence në mbrojtje të interesit kombëtar, tha Idrizi. Populli shqiptar dhe në votimin e fundit dhe këtu në Berat na e dha besimin pikërisht për qartësimin e linjës sonë politike kombëtare dhe për aftësinë tonë për të vepruar nëpërmjet institucioneve dhe për të arritur rezultate, pohoi ai.
Ne do ta shpërblejmë në mënyrën më të mirë besimin popullor që morëm në zgjedhjet e fundit. Një pjesë e mirë e kësaj mbështetjeje vinte nga komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë. Ne kuptojmë më së miri atë që po bëjmë, sepse ne nuk pranuam të ndërronim kombin, fenë dhe prandaj u masakruam nga kombet tona, ne e kuptojmë atë që duhet bërë dhe nuk duhet të lëvizim nga pozicionet tona, tha kreu i kësaj partie. Ne shqiptarët e Çamërisë e kuptojmë dhe e kemi provuar mbi kurrizin tonë, prandaj unë dua t’i bëj një thirrje gjithë popullit të Beratit dhe gjithë Shqipërisë, mos harroni origjinën e vërtetë, mos e shisni integritetin kombëtar, mos e shkelni Amanetin e të parëve. Dilni dhe deklarohuni shqiptarë në regjistrim, sepse ne të gjithë jemi krenar që jemi shqiptarë", përfundoi ai.