I hiqet pergjithmon licenca Universitetit Europian te Turizmit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme i heq licensën shkollës së lartë private “Universiteti Europian i Turizmit” si dhe heqjen e lejeve për hapjen e programeve të studimit në zbatim të saj. Ky vendim është propozuar nga Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj. Pas marrjes së këtij vendimi sipas burimeve zyrtare nga Kryeministria, shkolla e lartë private është e detyruar të ofrojë mjetet e nevojshme financiare dhe mundësitë për përfundimin e studimeve të filluara për të gjithë studentët që janë të regjistruar në institucion, në përputhje me përcaktimet ligjore në fuqi. Zbatimi i këtij vendimi është në ngarkim të Ministrisë së Arsimit dhe shkolla e lartë private “Universiteti Europian i Turizmit”.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”. Pas universitetit “Kristal” ky është vendimi i dytë që ndëshkon funksionimin e universiteteve private në Shqipëri, por me një dallim pasi (EUFT) nuk do të ekzistoj më. Universiteti Europian i Turizmit u lind në vitin 2008 nga Fondacioni Europian për Turizmin dhe katër vjet më pas mbyllet përfundimisht. Zyrtarisht qeveria nuk ka publikuar ende ndonjë argumentim mbi shkaqet që çuan në vendimin për mbyllje.EUFT sipas deklaratave për shtyp të shpërndara prej saj, ka filiale edhe në Itali nën licencën e Universitetit Europian të Turizmit Tiranë.