e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Hyn ne fuqi marreveshja Shqiperi-Maqedoni, qe sot me karta identiteti

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Hyn ne fuqi marreveshja Shqiperi-Maqedoni, qe sot me karta identiteti
Që sot, shqiptarët dhe maqedonasit mund të udhëtojnë drejt dy vendeve respektive me pasaporta apo karta identiteti. Dita e sotme shënon hyrjen në fuqi të marrëveshjes së nënshkruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki, më 1 dhjetor 2011 në Tiranë.

Marrëveshja parashikon lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur për këtë qëllim edhe letërnjoftimet (kartat e identitetit). Marrëveshja është bërë pas propozimit të palës shqiptare, e nxitur nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës.