Hiqen pagesat per punet jashte orarit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Arka e shtetit shqiptar ndodhet në një situatë tepër të vështirë likuiditeti. Mungesa e të ardhurave dhe shpenzimet e tepruara kanë detyruar qeverinë të marrë së fundi një vendim që ndalon pagesat për punët jashtë orarit. VKM-ja me numër 463 është marrë me propozim të ministrit të Financave dhe ministrit të Brendshëm, që mbulon pjesën e administratës publike (DAP), por nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare, pavarësisht se ka hyrë në fuqi. Ditët e fundit shumë punonjës të administratës publike janë zhgënjyer pa masë kur kanë mësuar mbi VKM-në, e cila ndalon pagesat jashtë orarit.
Edhe pse duhet të kishin marrë shtesë mbi pagë në shuma të ndryshme, në varësi të orëve që kanë punuar përtej orarit zyrtar, me vendimin e fundit kjo e drejtë u mohohet qindra punonjësve të shtetit. Nisur nga situata, specifika e projektit, rëndësia apo nga kërkesa e eprorit, punonjësve të administratës publike u duhet shpesh të punojnë jashtë orarit zyrtar të shtetit 08.00-17.00 (me interval të shkurtër pushimi dreke që nuk shkon më shumë se 30 min).