Hetimet e 21 janarit, prokuroria e FBI-ja riekspertim predhave
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një ekspert amerikan do të kryejë ekspertimet e predhave të gjetura në trupat e viktimave të 21 janarit. Vonesat dhe mungesa e një raporti përfundimtar nga Policia Shkencore kanë detyruar grupin hetimor që të kërkojë sërish ndihmën e ekspertëve amerikanë, të cilët më parë kanë kryer veprime në vendngjarje dhe tashmë kanë në dorë pamjet filmike të demonstratës, të filmuara nga kamerat e sigurisë së Kryeministrisë dhe kameramanët e gardës e policisë.
Megjithatë, veprimet procedurale nuk kanë sjellë detaje të reja për akuzën, e cila ka zbardhur vetëm një nga katër vrasjet e kryera. Akuza thotë se veprimet e ekspertëve amerikanë do të ndihmojnë që të zbardhin armët që kanë qitur predha të gjetura në trupat e viktimave. Mësohet se janë dy predha, respektivisht e Aleks Nikës dhe Faik Myrtos, të cilat nuk janë gjetur se nga çfarë arme janë qitur, ndërsa viktima Hekuran Deda ka pasur plagë tejshpuese.
Akuza thotë se këto predha janë dëmtuar dhe, sipas të dhënave, janë disa versione për dëmtimin e tyre.
Nga të dhënat paraprake ka rezultuar se plumbi që goditi për vdekje Aleks Nikën më 21 janar të këtij viti është qitur nga një armë e Gardës së Republikës. Konkluzioni ka ardhur nga Policia Shkencore, e cila ka kryer një ekspertim tekniko-krahasues dhe ka rezultuar se kalibri i predhës është 9 mm dhe arma është një “MP-5”. Megjithatë, rezultatet kanë qenë të “pritshme”. Plumbit nuk i është gjetur arma që e ka qitur, si dhe gardisti që e ka pasur në zotërim. Duket se edhe një nga provat më të “forta” të prokurorisë ka dështuar dhe si rrjedhim i vetmi “përgjegjës” për 21 janarin vazhdon të mbetet Agim Llupo. Burime nga grupi hetimor thanë se “plumbi që goditi Nikën nuk ka vlera identifikuese për tytën e armës”.
Duket se hetimi i ngjarjeve të 21 janarit ka qenë i kushtëzuar nga rezultatet e vonuara të Policisë Shkencore, e cila, krahas konkluzionit për Aleks Nikën, po këqyr edhe pistoletat e gardistëve, ku mund të zbardhet edhe vrasja e Faik Myrtos. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka vijuar hetimet për ngjarjet e 21 janarit, ku janë kryer një sërë analizash dhe është diskutuar mënyra e kryerjes së eksperimentit hetimor në oborrin e Kryeministrisë, e cila është një nga provat kryesore të akuzës. Krahas pyetjes së familjarëve të viktimave dhe të të plagosurve, grupi hetimor ka rënë dakord që kësaj here eksperimenti të kryhet me matje, ndërsa do të vendoset nëse këndet e qitjes do të bëhen me lazer apo me mjete të tjera.