e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Hetime ne Austri per shtatzanine e Flories, sekuestrohet kartela ne klinike

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Hetime ne Austri per shtatzanine e Flories, sekuestrohet kartela ne klinike
Dy hetime paralele janë në proces, pas denoncimit të familjes së Florije Peçit se ajo mbeti shtatzënë si pasojë e një sulmi seksual në një klinikë austriake, ku trajtohet pas aksidentit. Peçi, studente e universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan u plagos rëndë gjatë aksidentit në afërsi të Himarës më 22 maj 2012. Pas aksidentit, studentja 23-vjeçare ra në gjendje kome dhe u transferua në klinikën e rehabilitimit “Gmundnerberg”  në qytetin austriak Gmunded, për trajtim të specializuar. Pas kthimit të saj në Shqipëri, familja pretendoi se ajo ishte abuzuar seksualisht dhe kishte mbetur shtatzënë, gjatë kohës që ndodhej nën trajtim në Austri.

Peçi po trajtohet aktualisht në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë dhe mjekët kanë pohuar se nëna dhe fëmija i palindur ndodhen në kushte të mira. Prokurorët në qytetin Ëels në Austri i thanë Balkan Insight se kishin sekuestruar kartelën klinike të viktimës dhe ishin në pritje të më shumë informacioneve nga homologët shqiptarë, për të përcaktuar nëse krimi i pretenduar ka ndodhur në territorin e tyre apo pas rikthimit në shtëpi. Ndërkohë, autoritetet në Shqipëri kanë bërë gati listën e njerëzve që do të merren në pyetje, për të verifikuar kështu datën e saktë kur viktima mbeti shtatzënë. Më 6 shkurt, vëllai i viktimës, Gazmend Peçi, i dërgoi një letër zyrës së Prokurorit në Shqipëri, duke kërkuar hapjen e hetimit pas zbulimit të shtatzënisë së të motrës nga mjekët.

Më pas ai shkroi një letër të hapur për median, duke detajuar pretendimet e abuzimit seksual. Në letër, Peçi thotë se beson që e motra është përdhunuar mes datave 20-25 shtator 2012 në qendrën e rehabilitimit Gmundnerberg në Austri. Albi Serjani, zëdhënës i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm i tha BIRN se çështja ka nisur në Prokurorinë e Tiranës dhe ndodhet në fazë fillestare. “Prokuroria e Tiranës nisi menjëherë punën mbi çështjen me marrjen në pyetje të vëllait të viktimës, ndërkohë që prokurorët kanë përgatitur një listë me dhjetë persona, të cilët do të merren gjithashtu në pyetje për llogari të hetimit”,-tha ai. Sipas Serjanit, fokusi i prokurorëve të Tiranës për hetimin aktualisht mbetet në Shqipëri.

“Jemi duke punuar në bashkëpunim me spitalin për të përcaktuar kohën e saktë të mbetjes shtatzënë dhe jemi duke kontrolluar gjithashtu lëvizjet e saj brenda dhe jashtë vendit”,-shtoi Serjani. Dr. Christian Humber, zëdhënës i zyrës së prokurorisë në qytetin e Ëels në veri të Austrisë, tha se ata kishin nisur gjithashtu një hetim në bashkëpunim me policinë kriminale, pasi janë njohur me akuzat prej ambasadës në Tiranë, të enjten. “Kemi sekuestruar gjithë historinë mjekësore të viktimës në klinikë dhe jemi duke e shqyrtuar, me shpresën se mund të gjejmë të dhëna të rëndësishme”-tha Humber. Sipas tij, hetimi në Austri është nisur në bazë të nenit 205 të Kodit Penal, i cili mbulon abuzimin seksual ndaj viktimave me  paaftësi.

Gjithsesi, autoritetet austriake nuk janë ende të sigurt se abuzimi ka ndodhur gjatë kohës që Peçi ndodhej në Austri. “Informacioni i parë që morën prej ambasadës në Shqipëri është se abuzimi mund të ketë ndodhur nga fillimi deri në fund të tetorit. Për pjesën më të madhe të kësaj periudhe, viktima nuk ishte në Austri, pasi ajo është larguar më 11 tetor”,-tha Humber. Në një deklaratë për Balkan Insight, qendra terapeutike Gmundnerberg konfirmoi se e kishte trajtuar Peçin, por refuzoi të jepte komente mbi akuzat. “Konfirmojmë që Florije Peçi ka qëndruar në klinikën tonë për trajtim. Ne po punojmë ngushtësisht me autoritetet, duke mbështetur hetimin”-tha mjeku  Hermann Moser.

Pretendimet se Peçi u bë viktimë e abuzimit gjatë trajtimit në klinikë mjegullohen prej faktit se anëtarë të familjes kanë qenë pranë saj, gjatë kohës që i vëllai pretendon se është kryer përdhunimi. Motra e Florijes, Erinda Peçi, ndante një dhomë me të në klinikën austriake nga 4 gushti deri ditën që ajo u largua nga Austria. Përveç stafit të spitalit dhe anëtarëve të familjes, personat e vetëm që kishin kontakt me të ishin një çift kosovarësh, Basri dhe Arjana Jashari.

Ata jetojnë në qytetin Attnang Puchheim, pranë qytetit ku Peçi trajtohej. Çifti dha ndihmesën e vet me përkthimin në spital, gjatë mbledhjes së fondeve, me qëllim që motra dhe vëllai i Peçit të kishin mundësi ta vizitonin atë, me ndihmën e OJF-së austriake “One Ëorld for All”. Gazmend Peçi dhe e motra Erida nuk iu përgjigjën kërkesave të Balkan Insight për intervista. Familja Jashari refuzoi gjithashtu të komentonte çështjen.