e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

'Hera e fundit si Kryeminister', Berisha: Do mbetemi udheheqes te integrimit ne BE

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
'Hera e fundit si Kryeminister', Berisha: Do mbetemi udheheqes te integrimit ne BE

Kryeministri Sali Berisha drejton sot për herë të fundit Këshillin e Ministrave, ku ka marrë në analizë arritjet e tetë viteve të tij si Kryeministër. Kjo është mbledhja e 425 që Berisha drejton në tetë vite si Kryeministër, ku qeveria në drejtimin e tij ka miratuar 7255 mijë vendime e ligje.

"Sa të vazhdoj të merrem me politikë, kurrë ndonjëherë nuk u kam kërkuar asnjë miku, asnjë zyrtari të huaj atë që nuk na takon. Ka qenë dhe është një parim i prerë i imi”, u shpreh Berisha.

Kryeministri në largim u ndal gjatë tek procesi i liberalizimit të vizave dhe aplikimi për marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në BE duke etiketuar opozitën si “pengesë” për arritjen e këtyre qëllimeve. Nga ana tjetër, Berisha edhe pse nuk është më kryetar i PD-së garantoi se, kjo parti edhe në opozitë do të mbetet udhëheqëse e integrimit në BE. “Ne qëndrojmë në mbështetje të procesit të integrimit. Ju garantoj se edhe në opozitë do të jemi promotorë të këtij interesi dhe këtij procesi”, theksoi Berisha.

“Qytetarë, ju keni votuar dhe keni marrë vendim tuaj dhe me këto fjalë nuk kam asnjë qëllim tjetër por personi që keni votuar të ulet në këtë karrige, të mos përdorë interesat e tij meskine të pushteti të tij për bllokuar një proces që është jetik për fëmijët tuaj, për ju, dhe kombin në tërësi”, nënvizoi ai.

ALBANOFOBIA

Berisha gjatë mbledhjes iu rikthyer edhe një herë diskutimit për ekzistencën e albanofobisë. “Është shumë e gabuat të mendohet se nuk ekziston albanofobia. Përsëri projekte atavizma pro, të cilët ekzistojnë në të gjithë nivelet në të gjithë institucionet. Këta albanofobë keqinterpretojnë shqiptarë,. Nuk them se janë pa të meta, pa probleme por komb më të mirë mbi tokë nuk ka. Kjo është e vërtetë”, u shpreh ai.

MBRESA E PAHARRUASHME

“Gjithë jetën do mbajë në mendje, vizitën si Kryeministër në selinë e NATO-s në vjeshtën e 2005-s. Nuk do ta harroj kurrë atmosferën skeptike që unë gjeta në këtë këshill burrash të nderuar. Kjo vetëm e vetëm për shkaqe shqiptare, por me punë me reforma me konkretizim reformash, raportim periodik në këtë këshill, konstatova me kënaqësi se klima për Shqipërinë po ndryshonte”.

KORRUPSIONI

Berisha, që në vitin 2005 erdhi në pushtet me moton “Me duar të pastra”, duke folur për arritje e qeverisë së tij sa i takon luftës së korrupsionit, theksoi se është hapur një kapitull i ri në këtë drejtim.

“Përsëri ka korrupsion,  por Shqipëria në këtë betejë ia doli të arrijë të gjitha objektivat. Nuk kemi dëgjuar asnjë nocion të vetëm se si do të luftojë Edi Rama korrupsionin. Kjo nuk dihet se duhet të ketë një platformë, sepse kjo është lufta më e vështirë por sepse ai ulet në këtë karrige me një pallat dhe një vilë për të cilën nuk ka deklaruar asnjë qindarkë. Është akuzuar në mënyrë më të përsëritur si Mr. 20%. Ulet pasi ka përzgjedhur me kriteret e dosjeve të korrupsionit pjesën dërrmuese të kabinetit të tij. Ndaj ai nuk formulon dot qoftë edhe dy vendime masa që do të marrë për të luftuar korrupsionin”, tha Kryeministri në largim.