e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Haxhinasto: Papa mund te vizitoje Shqiperine vitin tjeter

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Haxhinasto: Papa mund te vizitoje Shqiperine vitin tjeter
Ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto tha të hënën, pas takimit me shefin e diplomacisë së Vatikanit Domenik Fransua Mamberti se "ka patur disa marrëveshje mes palëve në fushën e shëndetsisë dhe të arkivave, që jep mundësi për të gjetur dokumenta me vlerë".

Një pikë tjetër e bisedimeve ishte mundësia e përfaqësimit të Shqipërisë edhe me një kardinal në Vatikan. Ministri i jashtëm i Vatikanit tha se "kisha katolike në Shqipëri bën një punë dobiprurëse për marrëdhëniet midis dy vendeve". Arqipeshkvi tha se "ndihej i kënaqur për marrëdhëniet e mira mes komuniteteve fetare në Shqipëri”. Zoti Haxhinasto nënvizoi se ka patur një ftesë zyrtare të qeverisë shqiptare për Papa Benediktin për të vizituar Shqipërinë.

"Kjo mund të realizohet vitin e ardhshëm", konfirmoi ministri Haxhinasto duke shtuar se "caktimi i një kardinali nga Shqipëria, mbetet një kompetencë e Atit të Shenjtë".