e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Haxhinasto: 'Keta te nxjerrin dhe poret e fytyres...'

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Haxhinasto: 'Keta te nxjerrin dhe poret e fytyres...'
Kabineti i zv/kryeministrit dhe ministër i jashtëm Edmond Haxhinasto, reagoi të premten ndaj raporteve në media lidhur me fjalët e thëna para se të fillonte në Bruksel takimi me zyrtarët e lartë evropianë.

“Lidhur me lajmin e transmetuar nga ‘News24’ dhe agjencia “Balkanweb”, të titulluar “Haxhinasto ‘rrëshqet’ nga Diplomacia”, sqaroj se shprehja e përdorur nga Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, duke iu referuar fotografëve dhe kameramanëve në sallë, është “...këta të nxjerrin dhe poret e fytyrës””, thuhet në reagimin në emër të shefit të kabinetit të zotit Haxhinasto.

Kabineti i ministrit e quajti publikimin “spekullim i pastër, keqëdashës dhe i ulët, si dhe tregon mungesë profesionalizmi, duke abuzuar me të drejtën e informimit”. “Këto media, të informuara zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme për këtë lajm të rremë, në respekt të ligjit dhe etikës profesionale, duhet të kërkojnë falje për këtë gabim të rëndë të tyre”, thuhet në reagim.