Halim Kosova: 1 miliard leke tendera u bene brenda nje nate
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ministri i ri i Shëndetësisë, Halim Kosova, ankohet për mënyrën se si paraardhësit e tij të Lëvizjes Socialiste për Integrim e kanë trajtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në një takim me mjekët dhe infermierët e shërbimit të Kirurgjisë, ai ka deklaruar se e ka gjetur QSUT-në me një borxh prej 23 milion dollarësh.
“Lekët që jepen për shëndetësinë nuk janë të pakta, por ju siguroj që ato nuk menaxhohen siç duhet. Unë e kam gjetur QSUT-në me një borxh prej 23 milion dollarësh. Gjithashtu kam gjetur 1 miliard lekë tendera që janë zhvilluar brenda një nate e që janë lekë të hedhura,” ka deklaruar Kosova. Mjekët janë ankuar për gjendjen e rënduar të Kirurgjisë. Ata thonë se duhet rikonstruktuar godina, pasi mundësia për ngritjen e një godine të re është shumë e vogël, sepse kushton shumë.