Grosistet: Çmimi i karburanteve rritet ne fundjave
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Importuesit e karburanteve paralajmërojnë se brenda 2 apo 3 ditësh do të rrisin me 6 lekë për litër çmimin, pas hyrjes në fuqi një ditë më parë të ligjit të ri “Për taksat kombëtare”. Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Hidrokarbureve, Bardhi Sejdarasi, u shpreh dje për mediat se karburantet që kanë hyrë në Shqipëri përpara datës 23 gusht do të vijojnë të tregtohen me të njëjtin çmim. Pas mbarimit të këtyre rezervave, do të aplikohet rritja e çmimit për Arin e Zi, të hyrë në doganë pas datës 24 gusht. Sejdarasi përjashton mundësinë e abuzimit me çmimin e karburantit, pasi, sipas tij, çdo pikë tregtimi është e lidhur on-line me administratën tatimore. Rritja e çmimit të karburantit pritet të krijojë kosto për bizneset dhe qytetarët që kanë makina në pronësi. Kjo do të sjellë rritje zinxhir edhe në çmimet e shërbimeve dhe mallrave, për të cilët qytetarëve tani do t’u duhet të paguajnë më shumë, në një tregues luhatshmërie relativisht më të lartë se ai i të njëjtit tremujor të vitit 2010.