Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Greqia duket se po parashikon për vitin e ardhshëm një program kërkimesh të naftës dhe të gazit në detin Jon, në zonën ujore që e lidh vendin fqinjë me Shqipërinë. Vendimit, i cili është diskutuar edhe në dhjetorin e vitit të kaluar, tashmë duket se po i jepet dora e fundit nga Ministria greke e Mjedisit dhe Energjisë. Lajmi, i cili është nxjerrë nga gazeta e njohur greke “Ta Vima”, tashmë po bën xhiron e rajonit dhe sipas burimeve të saj, këto kërkime për naftë do të bëhen pikërisht në zonën e Korfuzit, ishull bregdetar, fqinj me Shqipërinë. Këto burime theksojnë se programi pritet të përfshijë vitin e ardhshëm kompani ndërkombëtare në kërkimet në këtë zonë detare. “Qeveria greke synon të nxjerrë në pah struktura gjeologjike dhe burimet e mundshme të naftës, për të nisur në vitin 2012 një seri dhëniesh me koncesione në fusha të caktuara detare”, thekson gazeta e njohur greke.
Kërkimet, sipas “Ta Vima”-s, bazohen në parimin e vijës së mesit, apo distancës së baraslarguar në mes të të gjitha territoreve të vendeve të interesuara për të vendosur kufijtë e zonës detare të Detit Jon. Sipas kësaj medie të rëndësishme greke, këto hapa vijnë pas një serie reformash në privatizime dhe koncesione që qeveria e Jorgo Papandreut ka ndërmarrë kohët e fundit për të zbutur efektet e krizës së rëndë ekonomike që ka mbërthyer vendin. Por ajo çfarë e bën interesant lajmin lidhet me faktin se mes Shqipërisë dhe Greqisë ende nuk janë ndarë në mënyrë zyrtare ujërat territoriale që lidhin dy vendet. Marrëveshja, e cila ishte planifikuar të bënte këtë ndarje e quajtur, “Për delimitimin e zonave të tyre përkatësee, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.
Kjo masë u mor nga Kushtetuesja në prill të vitit të kaluar, pasi kjo marrëveshje ishte negociuar nga pala shqiptare pa marrë parasysh një sërë procedurash që duheshin kryer me këtë rast. Kjo marrëveshje nuk kishte marrë parasysh edhe përfshirjen e Presidentit të Republikës në këtë proces. Në hartimin e saj kishte edhe disa mangësi dhe kundërshtime me nene të caktuara të Kushtetutës së Shqipërisë. Por ndonëse mediat greke kanë dhënë shumë detaje për kërkimin e naftës dhe të gazit nga pala greke në hapësirën mes Korfuzit dhe Sarandës, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme shqiptare, shprehen në një prononcim për “Shqip” se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për ndonjë veprim nga pala greke në territorin ujor mes dy vendeve.
“Nuk ka asnjë veprim dhe njoftim zyrtar në komunikimin mes dy ministrive për këtë çështje”, shprehet për gazetën “Shqip” një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Të tjera detaje të kësaj çështjeje pritet të bëhen publike në ditët e ardhshme, por duket se ajo del në sipërfaqe sa herë që pala greke reagon në lidhje me mospërfundimin e marrëveshjes së ujërave mes dy vendeve tona. Ende nuk dihet se kur Ministria jonë e Jashtme së bashku me atë të Greqisë do të nisin rinegocimin e kësaj marrëveshjeje, por duket se rifillimi i këtij procesi do të zgjasë në kohë.