Greqia pret me ankth kryeministrin e ri, Gjermania paralajmeron rrezikun e katastrofes ekonomike
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vendi Helen duhet të mbetet në Eurozonë, sepse çdo tërheqje do të krijonte rreziqe për ekonominë gjermane dhe të Evropës", është shprehur ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.Pas takimit të mbrëmshëm të dy liderëve, sot menjëherë janë shënuar përparime në negociatat mbi emrin e Lukas Papadimos. Samaras pranon kushtet e përcaktuara prej tij. Kontakte të vazhdueshme po zhvillon kryeministri Jorgos Papandreu, me bankierin Lukas Papadimos, negociatat me të cilin dje hasën në disa vështirësi. Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet mbledhja e qeverisë dhe deri në atë orë, detajet për krijimin e qeverisë do të jenë bërë të njohura. Pritet që gjatë mbledhjes së qeverisë në mesditë, Papandreu të kërkojë dorëheqjen e ministrave dhe më pas do të shkojë tek presidenti, për të paraqitur dorëheqjen e tij, me qëllim që t’i hapë rrugë qeverisë së re.