Greqia paralizohet nga greva 24-oreshe
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Sot në Greqi punëtorët planifikojnë të lenë punën, në shenjë proteste ndaj valës së re të shkurtimeve të pagave dhe pensioneve. Kjo është greva e dytë brenda tri javësh që ndërmarrin punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore dhe private të shumë sektorëve të jetës, duke përfshirë edhe transportin publik.
E zhytur në rënien më të keqe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore, Greqia po përgatit shkurtime në vlerë prej 11.5 miliardë eurosh për të kënaqur “treshen”, Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe FMN-në dhe të sigurojë këstin e ardhshëm të pakos së shpëtimit në vlerë prej 130 miliardë eurosh.
Shumica e biznesit dhe veprimtaria e sektorit publik pritet t’i bashkohen grevës 24-orëshe.
Anijet do të qëndrojnë në port, transporti publik i Athinës do të ndërpritet dhe spitalet do të punojnë vetëm në rastet e emergjencës, ndërsa zyrat publike, ministritë përfshirë edhe furrat e bukës do të mbyllen.