e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

'Greqia mund te shpalle falimentin ne mars'

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
'Greqia mund te shpalle falimentin ne mars'
Greqia mund të shpallë falimentin në muajin mars në rast se nuk pranohen nga sektori privat masat e forta shtrënguese të qeverisë, siç janë ulja e pagave. Këtë deklaratë të fortë e bëri vetë kryeministri grek, Lukas Papadhimos gjatë një takimi me industrialistët grek dhe unionin e sindikatave për sektorin privat.

“Duhet të reduktojmë pagat në sektorin privat për tu bërë me konkurues, në të kundërt do të falimentojmë duke dale edhe nga eurozona”- është shprehur Papadhimos.

Pasi vetë ekpsertët e Bashkimit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane kanë kërkuar që reforma e uljes së pagave duhet të prekë edhe sektorin privat siç u vrepua më herët edhe me sektorin publik. Por nga ana e tyre përfaqësuesit e industrialistëve dhe Unionit u shprehen se nuk bien dakort me këtë masa shtrënguese të qeverisë.

“Në lidhje me kontratën kolektive kombëtare të punës dhe pagën minimale të punonjësve të varfër ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas .”- tha Janis Panagopulos, përfaqësues i Konfederatës të Punëtorëve grek.

Kështu që me 16 janar një grup specialistësh do të mbërrijnë në Greqi për të vlerësuar gjendjen e borxhit dhe ecurinë e reformave për reduktimin e tij. Nga të cilat varet nëse Greqia do ta marrë ndihmën prej 130 miliard eurosh apo jo. Ndërkaq ditën e djeshme u raportua nga mediat vendase dhe ndërkombëtare se nëse Greqia nuk do të mund të siguronte një tjetër ndihmë ekonomike nga bota atëherë ajo do të detyrohej të dilte nga eurozona. Humbja e vendeve të punës si pasojë e rënies së konsumit, taksat dhe recensioni për shkak të krizës ka qënë fenomeni që ka njohur deri tani sektori privat në vend. Pasi deri tani masat e qeverisë nuk e kanë prekur direct këtë sektor.