e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Greqia akuzon sherbimet maqedonase per zjarret

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Greqia akuzon sherbimet maqedonase per zjarret
Sipas gazetës greke “Kiriakatiki Demikratia” (Κυριακάτικη Δημοκρατία) agjentë të Shkupit me pasaporta shqiptare dogjën pyjet Ilia në vitin 2007. Gazeta  Κυριακάτικη Δημοκρατία e datës 5 shkurt 2012, shkruan se ekzistojnë dokumenta konfidenciale ku janë edhe emrat e shtatë anëtarëve të ekipit që organizuan zjarret në Ilia në gusht të vitit 2007. Ky dokument i është dorëzuar ministrit të Mbrojtjes të atëhershme, Vangjeli Meimaraqis, dhe zëvendësministrit të Brendshëm, Panajotis Hinofotis.

Shkrimi i gazetës të së dielës jep të dhëna se më 17 nëntor 2007, forcave të armatosura greke iu shpërnda një qarkore nga ministri i Mbrojtjes së atëhershme, z.Vangjelis Meimaraqis dhe këto zjarre të vëna nga grupi prej shtatë anëtarësh kishin për qëllim destabilizimin dhe dobësimin e Greqisë. Grupi ka patur mbështetjen e disa zyrtarëve, biznesmenëve dhe qarqeve të drogës. Nga zjarret në Ilias në gusht 2007 humbi jetën një 63-vjeçar si dhe u dogjën 269 hektarë pyje. Nuk është hera e parë që Greqia akuzon vendet fqinje për vënien e zjarreve. Ajo ndër vite për këto zjarre ka akuzuar strukturat shtetërore turke si dhe shtetas të Shqipërisë. Por për këto akuza, autoritetet greke nuk kanë paraqitur anjëherë fakte që vërtetojnë akuzat.