e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Greqi, emigrantet pagese me kupona nga 20 gushti

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Greqi, emigrantet pagese me kupona nga 20 gushti
Nga 20 gushti 2011 në Greqi do filloj të zbatohet një vendim i ri i saj për të rritur bazën e tatimpaguesve dhe për të detyruar punëdhënësit të sigurojnë punonjësit emigrantë, shumica e të cilëve deri më sot kanë punuar “në të zezë”.  Ky vendim parashikon që punëdhënësit do të paguajnë puntorët në shtëpi apo në buqësi me letra me vlerë që në këtë rast janë kuponat. Kuponi quhet "ergosimo", dhe si fillim do të paguhet në 600 pika në gjithë vendin.

Në këto pika punëdhënësi do paguajë kuponin dhe sigurimin për të punësuarin, pastaj shumën do ta tërheqë i punësuari. Ministri i Punës dhe Sigurisë Sociale, Jorgo Kutrumanis njoftoi se masa e pagesës me ergosimo, do të zbatohet për të gjithë, pavarësisht se shumica e të punësuarve në shtëpi dhe punë bujqësie janë emigrantë të huaj ekonomikë. Ministri i Punës ka thënë "Kjo formë lehtëson edhe punëdhënësit dhe punëtorët, ata që punojnë në shtëpi apo në bujqësi e blegtori, kudo ku deri tani është vërejtur evazion i madh fiskal". Ministri Kutrumanis theksoi se "motivi më i madh i përdorimit të këtij kuponi është sigurimi i qasjes në skemën e sigurimeve".

Me procedurën dhe ligjin e ri, kontributi i punonjësve për sigurimet shoqërore do të jetë 20% e vlerës së ditës së punës në shtëpi dhe 10% e vlerës së ditës së punës në bujqësi e blegtori. Kjo skemë e re do të prekë pjesën më të madhe të shqiptarëve që ndodhen në Greqi.