Greku perplas shqiptaret, kthehet dhe vret njerin ne mes te Athines
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një emigrant shqiptar është ekzekutuar mesditën e sotme në qendër të Athinës, si rrjedhojë e një incidenti ku fillimisht një tjetër shqiptar është përplasur nga një makinë dhe është hequr zvarrë teksa kapërcente rrugën. Shqiptari 58 vjeç i identifikuar me emrin Dilaver Gjini së bashku me një shok të tij pakistanez ishte duke kapërcyer rrugën në momentin që u përplas nga makina e cila drejtohej nga një shtetas grek. Pas përplasjes dhe lëndimit të shqiptarit, një grup djemsh emigrantë shqiptarë të cilët ndodheshin afër vendit të ngjarjes u afruan dhe filluan të ankohen tek i riu grek duke dashur të marrin në mbrojtje bashkëkombësit e tyre. Në debat e sipër shoferi bastard dhe i paskrupullt grek, largohet dhe në pamje të parë u duk se situata u mbyll aty, por ai u kthye brenda pak çastesh.
Këtë herë i armatosur, 20 vjeçari grek nisi të shkrehë breshërinë e plumbave mbi grupin ku 58 vjeçari shqiptar Dilaver Gjinigjeti vdekjen në vend nga plumbat e pistoletës, ndërsa shtetasi pakistanez u plagos. Po ashtu tek kjo ngjarje u plagos dhe emigranti tjetër shqiptar, Flamur Osmënaj, 54 vjeçar. Autori i vrasjes dhe plagosjes së rëndë është shpallur në kërkim pasi mori arratinë menjëherë pas ngjarjes, ndërsa policia tha zyrtarisht se po vijon puna për kapjen e tij.
Detajet nga vendngjarja për minutat fatale
Paraditen e djeshme një grup emigrantësh po qëndronin në anë të rrugës në qendër të Athinës në pritje të gjetjes së ndonjë dite pune kur një makinë doli nga rruga duke i dëmtuar ata lehtë. Kjo ngjarje irritoi emigrantët të cilët i kërkuan drejtuesit të mjetit sqarime. 28-vjeçari grek i cili drejtonte makinën nisi të shante emigrantët dhe më pas u largua. Pak minuta më pas 28-vjeçari u rikthye sërish në vendin ku ndodheshin emigrantët i armatosur. Sipas medieve greke në momentin e aksidentit drejtuesi i mjetit ishte i shoqëruar nga një femër dhe kur u kthye i armatosur ajo nuk ndodhej më me të. Ndërkohë i riu grek hapi zjarr mbi turmën e emigrantëve të cilët të tmerruar u shpërndanë. Plumbat plagosën rëndë 58-vjeçarin shqiptar Dilaver Gjini i cili ra në tokë. 28-vjeçari i është afruar shqiptarit dhe ka nisur të qëllojë sërish mbi trupin e tij duke u shkaktuar vdekjen. I riu grek nuk është mjaftuar me aq duke ndjekur turmën nga pas ndërsa qëllonte në drejtim të tyre. Për pasojë mbeti i plagosur dhe një i ri pakistanez. Pasi ka hipur në makinë për tu largua shqiptari Flamur Osmenaj e ka ndjekur makinën por autori e ka përplasur atë duke e lënë të plagosur rëndë.