Greket ne deshperim, shtohen vetevrasjet per shkak te krizes
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nurmi i personave që tentojnë apo kryejnë vetëvrasje në shtetin grek është dyfishuar në vitin e fundit. Ka qënë ky përfundimi i një studimi të Universitetit të Athinës i raportuar në Kongresin e 9 për Shëndetin Publik i mbajtur në kryeqytetin grek. Mediat greke, duke iu referuar statistikave, deklarojnë se grekët për arsye të vështirësive të skajshme ekonomike, si pasojë e krizës që po kalon vendi, vendosin të marrin vendimin fatal për t’i dhënë fund jetës. Të gjendur të pashpresë si pasojë e humbjes së vendeve të punës, dhe reduktimit të pagave dhjetra persona po marrin vendimin fatal për tu vetëvrarë. 1 në 4 personat që vetëvriten ka kredi bankare të cilën se shlyen dot si pasoje se tashmë është ‘flakur’ në rrugë nga pronarët pas shkrutimeve të detyruara.
Teksa mësohet se janë shtuar personat që punojnë në të zezë të cilët s’marrin asistencë ekonomike nga shteti pas largimit nga vendi i punës, 1 në 3 persona s’paguan sigurimet shoqerore. Greqia e detryuar të marrë këto masa shtrenguese për të përfituar ndihmën nga BE prej 130 miliardë eurosh që shpëton vendin nga falimenti kaotik.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në Dhjetor 2011, 21 % e njerëzve të aftë për punë ishin të papunë, shifra që po përkeqësohen nda dita në ditë. Numri i të papunëve është gjithesej 1.033.000 persona, ose sa popullsia e qytetit te Selanikut, pa rrethinat e tij. Për herë të parë në Greqinë, vendin me 11 milion banorë, numri i atyre që punojnë ka shkuar në 3.880.000, përkundrejt 4.424 .000 personave qe nuk janë në marredhënie pune. Sipas raportit te statistikave, brenda dy vitesh papunesia është rritur me 50%. 230.000 vetë kanë humbur punën në vitin 2010,viti i parë i thellimit të krizës në Greqi dhe 300.000 të tjerë në vitin e kaluar, ose gati 1000 vetë çdo ditë pune.