Greket: Shqiptaret po na marrin heronjte
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Mediat Greke kritikojnë tekstet shkollore që përdoren në Shqipëri, të dhënat e të cilave i referohen Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Disa website greke përfshirë këtu dhe gazetën “Proto Thema” shkruajnë se “pas Maqedonisë tani edhe Shqipëria kërkon të bëjë hero të vetin, Aleksandrin e madh”.
Ata citojnë tekstin e Fjalorit të ri Enciklopedik dhe tekstin shkollor të Gjeografisë, ku thuhet se “ADN e Aleksandrit të Madh, është shqiptare, për shkak të prejardhjes së nënës së tij, e cila vinte nga Thesprotia”. Në tekstet e Shqipërisë, thuhet se prejardhja e Olimpiadës, nënës së Aleksandrit të madh është nga një fis ilir, por sipas mediave greke “kjo është pasaktësi e madhe, pasi është e pranuar me kohë, që fiset të cilat kanë jetuar në Thesproti dhe Molosi, janë fise greke”.
Duke vijuar me analizën që i bëhet tekstit të Fjalorit Enciklopedik, thuhet se në këtë libër e për rrjedhim edhe në tekstin e Gjeografisë, “rajoni i Epirit të Veriut është konsideruar territor shqiptar”, apo që aty përdoret termi “genocid” për atë që iu ndodhi çamëve gjatë luftës së dytë Botërore, raportoi BW. Mediat greke nënvizojnë si të gabuar faktin që në tekstet tona thuhet se "territoret shqiptare janë Janina, Igumenica, Arta, Thesprotia, Follorina dhe Preveza, zona që iu aneksuan Shqipërisë në vitin 1913 nga Këshilli i Ambasadorëve”.
Sipas grekëve, "është gabim që emra të tillë si sulioti Marko Bocari, figurë udhëheqëse e revolucionit grek të 1821 dhe Pirro Dhima, fituesi i medaljeve të arta Olimpike, të quhen shqiptarë".
Fjalori enciklopedik kritikohet, pasi sipas tyre “grekët e Epirit të Veriut në pjesën jugore të vendit cilësohen “kolonë” nga vitet e pushtimit turk, që gjenden atje për të punuar pasuritë e bejlerëve”.
"Nuk ka asnjë referencë për karakteristikat kulturore, demografike dhe gjeografike të minoritetit kombëtar grek, dhe kontributin e tij në shoqërinë shqiptare”, theksojnë analizat.
Shtypi grek shkruan se këto dhe shumë të tjera janë "shakatë" e Fjalorit Enciklopedik shqiptar, i cili është botuar me fonde publike nga Akademia e Shkencave në Tiranë, institucioni më i rëndësishëm shkencor në Shqipëri, dhe që sipas tij, i ka ndërmarrë këto veprime me qëllimin për të promovuar zgjidhjen e "çështjes kombëtare shqiptare", bashkimin e gjithë shqiptarët në Ballkan./