e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Gjyqi ndaj Metes, prokuroria kerkon dy vite burg

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Gjyqi ndaj Metes, prokuroria kerkon dy vite burg
Prokuroria ka dhënë pretencën për Ilir Metën. Për ish-zv.kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim është kërkuar dy vite burg. Përveç dënimit me heqje lirie, prokuroria ka kërkuar dhe një gjobitje me vlerë 1 milion lekë. Në pretencën e prokurorisë, Meta shpallet fajtor për korrupsion aktiv. Në argumentet e paraqitura thuhet se dëshmia e Dritan Priftit është e besueshme dhe se ajo u vërtetua gjatë gjykimit.

Ndërsa dëshmia e biznesmenit Bekim Halilaj nuk është cilësuar e besueshme pasi sipas prokurorëve, Meta ka ndërhyr për favorizimin e tij. Prokuroria ka bërë të ditur se nga tablatet telefonike del se Meta ka kryer me Halilajn 192 biseda telefonike ndërsa ky i fundit me Priftin 13 të tilla. Nga ana tjetër prokurorët kanë rrëzuar pretendimet e ekspertëve të cilët kanë kryer verifikimin e videos Meta-Prifti. Sipas prokurorëve video është origjinale dhe se ekspertët nuk sollën asnjë fakt shkencor dhe se përfundimet e tyre nuk janë të sakta.Bekim Halilaj, është president i kompanisë “Halilaj Group”. Në video përgjimin Meta-Prifti, zhvillohet një bisedë në lidhje me një tender që Halilaj synonte të merrte në Albpetrol, e për të cilën Meta jep porosi që të anulohet tenderi i parë.