e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Gjykata shqyrton ankesen per prishjen e piramides

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Gjykata shqyrton ankesen per prishjen e piramides
Gjykata Kushtetuese nisi të premten shqyrtimin e çështjes së ankimuar nga bashkia e Tiranës, në të cilën kërkohet pezullimi i vendimit të Kuvendit për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, aty ku sot është ngritur piramida.

Përfaqësuesja e bashkisë, Natasha Kondi, kërkoi që Gjykata të vendosë përmes një vendimi të përkohshëm, të pezullojë punimet në këtë projekt. Sipas bashkisë, janë shpenzuar 350 mijë euro për konkursin dhe shtetit do t’i duhet të prishë më vonë një kontratë prej 110 milion eurosh me ndërtuesin, nësë Gjykata do të vendosë në fund për rrëzimin e vendimit të Kuvendit.

Lulzim Lelcaj, drejtor juridik i Kuvendit tha se nuk ka asnjë lloj dëmi në buxhet. "Edi rama, si kryetar bashkie ishte dakord kur u vendos për projektin, megjithë objeksionin që kishte për prishjen e Piramidës", tha Lelcaj. Ai shtoi se nuk ka ende asnjë kontratë me firma ndërtimi, e për pasojë nuk ka rrezik për dëme në buxhet.

Në një linjë me Kuvendin, ishte dhe avokatja e Qeverisë Marsida Xhaferrllari, e cila tha se Gjykata nuk duhet të pranojë kërkesën e Bashkisë.