Gjykata shpall te pafajshem specialistin e IT-se: Nuk i fshiu pamjet e 21 janarit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm sot specialistin e IT-së së kryeministrisë dhe ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, për fshirjen e pamjeve të 21 janarit nga serveri. I akuzuari Armando Kasaj u shpall i pafajshëm, me argumentin se nuk i kishte fshirë pamjet ashtu sikurse pretendonte organi i akuzës. Më herët Prokuroria kërkoi dënimin me 2 vjet burg për specialistin e IT-së së kryeministrisë për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe për shpërdorim detyre.
“Nuk kam bërë asnjë fshirje. Thjesht kam bërë një kopjim dhe asgjë tjetër. Kopjen ja kam dorëzuar Gardës së Republikës", ka thënë Armando Kasaj para trupit gjykues. Avokati Ilir Murati, theksoi se Armando Kasaj në pozicionin e specialistit të IT-së nuk kishte kompetencë të ruante zyrën e serverit. Sipas mbrojtësit ligjor, Armando Kasa ka bërë kopjimin e pamjeve filmike dhe ua ka dorëzuar punonjësve të Gardës në një DVD.