Gjykata londineze: Te gatshem per ekstradim. Kumbaro: Jam me aftesi te kufizuara
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
“Një ish-shef i spiunazhit në Evropën Lindore, i kërkuar për tortura dhe pengmarrje, ka mundur të jetojë në Britani për 15 vite rresht”. Kështu e nis artikullin e saj britanikja “Dejli Meil” e cila bëri të mundur zbardhjen e seancës së radhës ndaj Ilir Kumbaros. Sipas saj, më të çuditshme këtë histori e bën fakti se Kumbaro ka jetuar me asistencën e shtetit.
Detajet e kësaj historie tronditëse dolën gjatë seancës së gjyqit në Londër ndaj Ilir Kumbaros. Pavarësisht përpjekjeve të drejtësisë britanike për ta ekstraduar Kumbaron në Shqipëri, kjo e fundit nuk ka dorëzuar asnjë kërkesë për diçka të tillë. Gjykata e Londrës thotë se autoritetet shqiptare nuk e kërkojnë ekstradimin e ish-shefit të SHIK-ut pasi Gjykata e Lartë e Shqipërisë nuk ka dërguar një mandat arresti nën justifikimin se nuk po mblidhen dot të gjithë gjyqtarët për të marrë një vendim të tillë. Kumbaro, 56 vjeç, në fillim kërkoi azil politik si refugjat kosovar që prej gushtit të vitit 1996. Ai përballet me drejtësinë angleze pasi ka jetuar në komunitet me identitet të rremë nën emrin Shaqo Shatri.
Identiteti i tij i vërtetë u zbulua në momentin që Kumbaro i kërkoi shtetit britanik asistencë si person me aftësi të kufizuara. Ilir Kumbaro akuzohet për zhdukjen e tre personave, një prej të cilëve biznesmeni maqedonas Remzi Hoxha.
Hauard Ridëll, gjykatës
Zoti Kumbaro bëri veprime të paimagjinueshme për të evituar ekstradimin. Ai thekson dhe sot e kësaj dite që nuk është Ilir Kumbaro. Megjithatë, seanca e ardhshme në lidhje me këtë çështje do të zhvillohet më 1 nëntor të këtij viti.