'Gerdeci', sot gjykata rrezoi tre kerkesat e Delijorgjit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Sot është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës seanca e radhës për çështjen “gërdeci”. Gjatë kësaj seance Gjykata rrëzoi kërkesat e Mihal Delijorgjit, një prej të pandehurve për tragjedinë “Gërdeci”. Ai kishte kërkuar që të thirret për dëshmi Patrik Henry, ndërkohë që Gjykata theksoi se janë dërguar disa letër-porosi për administratorin e SAC.
Kërkesa e radhës ishte thirrja e 5 ekspertëve amerikanë për të shqyrtuar provat. Gjykata sqaroi se në hetimin e ngjarjes morën pjesë dhe ekspertë të huaj, ndaj kjo kërkesë rrjedhimisht nuk qëndron më. I pandehuri kërkoi gjithashtu dhe rrëzimin e akt-ekspertimeve të kryera, ndërkohë që trupi gjykues sqaroi se kjo kërkesë është e pabazuar në ligj.
Delijorgji pretendon se për Gërdecin, bëhet fjalë për një sabotazh dhe kërkon të pyetet NATO nëse ka patur informacione lidhur me këtë dyshim të tij. Trupi gjykues sqaroi se nuk ka kompetenca ligjore të kryejë në një seancë të vetme këtë kërkesë të Delijorgjit. Edhe në seanca të shkuara, Delijorgji nuk ka pranuar fajin për tragjedinë e Gërdecit. I pandehur ka theksuar vazhdimisht se përgjegjësia e tij e vetme në lidhje me fabrikën e demontimit të armëve ishe vetëm ajo financiare dhe jo teknike.