e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Gerdeci, Gjykata e Tiranes jep vendimin

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Gerdeci, Gjykata e Tiranes jep vendimin
Gjykata e Tiranes dha vendimin për të akuzuarit e tragjedisë së Gërdecit duke dënuar me nga 18 vjet burg ish-kreun e MEICO-s Ylli Pinari dhe ish-drejtorin e Fabrikës Dritan Minxolli dhe me 10 vjet burg ish-administratorin shqiptar të “Albademil”sh.p.k, Mihal Delijorgjin. Gjykata dënoi me 10 vjet burg ish-zyrtarin e Ministrise se Mbrojtjes Sokol Ngjeçi, dhe me 6 vjet heqje lirie bashkë me 4 vjet të tjera moslejim për ushtrim të detyrës, ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha. Të pafajshëm janë shpallur Ardian Mullai e Agim Lala.

Pas vendimit per te akuzuarit kryesore kanë reaguar ashpër familjarët e viktimave, ndër ta edhe Zamira Durda, e cila humbi tragjikisht djalin e saj në shpërthimin e tmerrshëm. Zonja Durda mesohet te kete bllokuar ne shenje proteste deren e Gjykates. Organi i akuzës kërkoi burgim të përjetshëm për ish drejtorin e MEICO-s Ylli Pinari, për pronarin e kompanisë Alba Demil, Mihal Delijorgji si edhe për administratorin e kompanisë së demontimit në Gërdec, Dritan Minxhollin. Sipas prokurorise te tre te pandehurit me veprimet apo mosveprimet e tyre jane bere shkak per vdekjen e 26 personave. Ndërsa 8 vite burg kerkoi për ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha dhe 23 vite burg për Sokol Ngjecin.

Shpallja e vendimit ka ngjallur interesim si nga ana e të pandehurve, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë në sallë ashtu edhe nga ana e familjarëve të viktimave. Në 15 mars përkujtohet 4 vjetori i tragjedisë në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, mbi 300 të tjerë u plagosën si dhe u dëmtuan shumë banesa e biznese.