Genci vdiq per te shpetuar Dean… Zjarrfikesit pa mjete, Kryeministria me 3 kate shpenzon 100 milion per nje ashensor
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Fqinjët e tjerë thonë se zjarrëfikësit dhe policia u përpoqën gjatë për të nxjerrë viktimat nga shtëpia, por i mungonin mjetet. Zjarrfikësit nuk kishin shkallë të hipnin në katin e tretë, ndërsa mjetet e tyre nuk mjaftuan për të thyer derën e blinduar të apartamentit. Sikur këto dy gjëra të kishin funksionuar, ndoshta njerëzit nuk do të kishin vdekur.
Dea, fëmija që i mbijetoi zjarrit i cili i mori jetën prindërve të saj, pas dhjetë ditësh do të festonte ditëlindjen e saj të dytë. Teksa ajo luftonte dje me vdekjen në sallën e reanimacionit të pediatrisë së spitalit “Nënë Tereza”, prindërit dhe motra e saj më e madhe janë përcjellë për në banesën e fundit.
Dea ka shëtuar vetëm sepse i ati, Genci, e ka përfshirë të tërën në gji duke e mbrojtur nga flakët. Zjarrëfikësit që kanë hyrë në shtëpi e kanë gjetur pikërisht në atë pozicion, i ati kishte mbuluar me trupin e tij fëmijën e mitur. Pak metra me tutje, në banjën e apartamentit të vogël, në përpjekje për t’i shpëtuar fjalëve që përpiu gjithçka, kanë gjetur të shkrumbuar Floridën me vajzën tjetër, Jonidën 4 vjeçe. Për minuta të tëra, banorët e pallatit, ku apartamenti u shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të së dielës, kanë dëgjuar klithmat e gruas 35 vjeçare, tek thërriste për ndihmë.
“Dëgjuam shpërthimin e fuqishëm e më pas klithmat e Floridë që kërkonte ndihmë, por ne e kishim të pamundur për të ndërhyrë. Apartamenti u përfshi menjëherë nga flakët ndërkohë që tymi ka arritur të nxijë edhe apartamentin tonë. Lajmëruam policinë dhe zjarrfikësit, por nuk mundnim të bënim asgjë më shumë, deri sa flakët u shuan në apartament”-të thonë Mimoza Shehu. Fqinja e katit të tretë të familjes, Spahiu thotë se për më shumë se një orë ka qenë e pamundur të shuhej zjarri, ndërkohë që kur forcat e policisë dhe ato të zjarfikses kanë hyrë në apartamenti, çifti Spahiu dhe vajza e tyre 4 vjeç është gjendur pa jetë.
“Gjithçka ishte shkrumbuar nga flakët. Nuk ka pasur asnjë mundësi për t’i shpëtuar”,- të thotë më tej Mimoza. Fqinjët e tjerë thonë se zjarrëfikësit dhe policia u përpoqën gjatë për të nxjerrë viktimat nga shtëpia, por i mungonin mjetet. Zjarrfikësit nuk kishin shkallë të hipnin në katin e tretë, ndërsa mjetet e tyre nuk mjaftuan për të thyer derën e blinduar të apartamentit. Sikur këto dy gjëra të kishin funksionuar, ndoshta njerëzit nuk do të kishin vdekur.
E ndërsa në pallatin e shtatëkatësh në rrugën “Derhemi”, banorët rreken fshijnë pasojat e tragjedisë së dy netëve më parë, dyert e mortit janë hapur në familjen Spahiu. Në mes të shtëpisë qëndrojnë trupat e shkrumbuar të vogëlushes 4 vjeçare dhe dy prindërve të saj. Kapaku i arkivoleve nuk është hapur as për t’i dhënë lamtumirën e fundit. “As vdekja nuk mundi t’i ndajë. Duheshin aq shumë sa dhe nga kjo jetë bashkë ikën”,- të rrëfen nusja e xhaxhait të Genci Spahiut.
Prindërit e tij, Ismeti dhe Kumja do të kishin dashur që mbrëmjen e së shtunës të mbanin Gencin së bashku me fëmijët e tij. Kjo është hera e fundit që i kanë parë të gjallë, për t’i gjendur më pak orë më pas të shkrumbuar nga zjarri. Të afërmit e familjes Spahiu rrëfejnë se Genci punonte gjithë ditën si tornitor për të mbajtur familjen e tij. Kohët e fundit puna i kishte ecur mbarë ndërkohë që prej një viti kishte mundur të transferohej afër prindërve me qira në apartamentit që u shkrumbua mëngjesin e së dielës. Duket se një shkëndijë elektrike ka shkaktuar shpërthimin e një bombole gazit që aksidentalisht ishte lenë e hapur. Por të afërmit e viktimave nuk dinë asgjë tjetër përveç gjithçka është bërë blozë e hi në shtëpinë e Genci Spahiut.
Hetimet, si u ndez zjarri në shtëpinë Spahiu
Sipas policisë, të dy bashkëshortët, bashke me dy vajzat, kanë qenë duke fjetur në dhomën që ndodhej në krahun verior të shtëpisë, ndërsa dhoma e ndenjes, mbulonte pjesën me të madhe të krahut juglindor të saj. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se pak kohë pasi ka rrjedhur gazi, Genci Spahiu dhe bashkëshortja e tij, Florida, mendohet të kenë ndjerë se po iu merrej fryma dhe një prej tyre është ngritur për të parë së çfarë po ndodhte. Menjëherë pasi është ndezur drita ka ndodhur një shkëndije elektrike që ka shkaktuar shpërthimin e menjëhershëm duke e vënë shtëpinë në flakë. Genci dhe Florida kanë bërë të gjitha përpjekjet për të shpëtuar nga flakët. Trupat e tyre janë gjendur në afërsi të derës dhe të banjës së apartamentit, ku Florida ka tentuar të hapë dritaren. Por për shkak të shpërthimit dhe flakëve që kanë përpirë shtëpinë, i vetmja e mbijetuar e kësaj tragjedie ka qenë vajza dy vjeçe Dea, që sipas mjekëve tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
Kryeministria me 3 kate shpenzon 100 milion për një ashensor
Fondit të buxhetit për vitin 2011 për Kryeministrinë i është shtuar dhe një shumë prej 100 milion lekësh të vjetra. Bëhet fjalë për vendosjen e ashensorit në godinën tre katëshe. Vendimi është botuar sot në fletoren zyrtare ndërsa bëhet e ditur se ky vendim nga ana e kryeministrit Sali Berisha është firmosur më 4 dhjetor.
“1. Kryeministrisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2011, zëri “Investime”, t’i shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve për blerje ashensori. 2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave”, thuhet në vendimin e miratuar nga KM-ja.