Gara per kreun e PD-se, Basha pritet te shpalle kandidimin
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rreth orës 13:30 Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha pritet të dalë në një konferencë për shtyp ku të deklarojë kandidaturën për kreun e PD-së. Në këtë garë është deklaruar se do të kandidonte edhe Aleksandër Biberaj por adminsitrata ka refuzuar sot kandidimin e tij, për shkak të çështjes së anëtarësisë pas largimin nga partia dhe bashkimit me FRD. Dje Sokol Olldashi bëri publike lajmin për kandidimin e tij në krye të PD.