Gadafi, kiameti dhe qeveria rrisin inflacionin
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Presioni global i çmimeve karburanteve, me burim trazirat në Afrikën e Veriut, ka ndikuar edhe çmimet e ushqimeve në botë, por përkrah kësaj, ekzistojnë edhe dinamika shqiptare që e rrisin ekspozimin e vendit ndaj presionit të importuar të çmimeve, si dhe ndikojnë inflacionin në mënyrë tërësisht të pavarur nga çka po ndodh në tregjet botërore.
Ndryshimi vjetor i inflacionit në nivelin 3.3 për qind në muajin janar të këtij viti, i njoftuar nga Instituti i Statistikës (INSTAT), nuk shkaktoi interesin e zakonshëm që publiku shfaq ndaj kësaj statistike. Kjo, sepse inflacioni, ishte përjetuar direkt nga vetë konsumatorët shqiptarë, të cilët kishin kohë që paguanin çmime më të shtrenjta për një sërë mallrash, nga karburantet te ushqimet. Më së shumti, statistika në fjalë, thjesht vendosi një etiketë formale të shtrenjtimit të produkteve mbi luhatjet e tregtisë në Shqipëri.
Nga ana tjetër, ky ndryshim, një vit më parë, llogaritet nga INSTAT në nivelin 4.3 për qind. Aktualisht, rritja e çmimeve të karburanteve është elementi më i diskutuar në publik gjatë kohëve të fundit, por ndërkaq, rritja e ndjeshme është vërejtur edhe në çmimet e mallrave ushqimore. Zëri “transport” në raportin e INSTAT vlerësohet të ketë shënuar një rritje me 1.6 për qind, ndërsa “ushqime dhe pije joalkoolike”, 1.2 për qind.
Ekzistojnë tre dinamika kryesore në rritjen e inflacionit në vend. Rritja e çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare, kombinuar me uljen e stoqeve të drithit në hambarët e Rusisë dhe Australisë, janë faktorët madhorë të rritjes së çmimeve në botë. Ndërkohë, fermerët shqiptarë kanë reduktuar prodhimin e grurit, si dhe kanë ndryshuar strukturën e prodhimit të një sërë produktesh bujqësore. Në fund fare, është qeveria, e cila në kohë të vështira, krahas një rishikimi të shpenzimeve buxhetore, e ka parë të udhës të rrisë një sërë taksash e tarifash, të cilat direkt ose indirekt kanë ndikuar në rritjen tërësore të inflacionit.
Panarabizmi trondit tregjet
Tunizia, Egjipti, një sërë vendesh të tjera, dhe në veçanti, Libia e Gadafit janë faktori kryesor në rritjen e çmimit të karburanteve në tregjet botërore. Në vetvete Libia është prodhuesi i 12 në botë për sa i përket naftës, por ndërkaq, situata shpërthyese në Lindjen e Mesme, ka hedhur një vel pasigurie dhe ankthi mbi operatorët e tregjeve globale. Shqetësimi nuk ka të bëjë direkt me sasitë e prodhuara dhe rezervat e disponueshme e të parashikuara, sesa me një lëvizje të përbashkët të arabëve drejt rrëzimit të diktatorëve miqësorë me Perëndimin dhe kërkimin me ngulm të ngritjes së sistemeve të demokracisë përfaqësuese.
Sekretari britanik i Energjisë, Chris Huhne, iu bashkua këtë javë korit të ekspertëve që besojnë se një tronditje e tregjeve të naftës, si ajo e viteve ’70 – e cila bëri që çmimet të rriten deri në 160 dollarë për fuçi – nuk mund të injorohet më.
Ndërkaq, vala revolucionare që ka përfshirë gadishullin arabik është komentuar nga analistë të ndryshëm si “një koordinim i natyrshëm dhe i nënvetëdijshëm” i popujve të shtypur, ndërsa të tjerë kanë folur për një ringjallje të paevitueshme të panarabizmit, çka bërë që arabët të solidarizohen për përmbysjen e diktaturave.
Ndaj, pasiguria e krijuar në bursa është një element që më shumë se dramës së tashme, i përket pasigurisë së të ardhmes, mbi një rajon që ka gjasa të mos vazhdojë të jetë nën menaxhimin e kujdesshëm politik të Uashingtonit. Arabia Saudite ka deklaruar sakaq se do të rrisë prodhimin për të kompensuar çdo ulje të papritur të sasive që hidhen në treg, por kjo deklaratë nuk ka pasur ndonjë efekt të ndjeshëm pozitiv. Nafta e papërpunuar ka pësuar një rritje të fundit prej 54 cent për fuçi, duke arritur në nj çmim përfundimtar prej 115.33 dollarë për fuçi, për dërgesat e parashikuara për muajin prill.
Gjëmat natyrore godasin drithin
Rritja e çmimeve të karburanteve, sipas një sërë institucionesh dnërkombëtare ka rritur në mënyrë direkte edhe çmimet e ushqimeve. Problemi tjetër lidhet posaçërisht me prodhimin e drithit në botë. Mynxyrat natyrore kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shtrenjtimin e drithit në tregjet ndërkombëtare. Zjarri që pushtoi të mbjellat e grurit në Rusi dhe përmbytjet në Australi kanë ulur ndjeshëm rezervat botërore, duke goditur direkt çmimet në bursa.
Eksportuesit e mëdhenj vlerësohet të kenë në zotërim rreth 104.5 milionë ton drithë në fund të 2010-s dhe në fillim të 2011-s, apo 30.6 për qind të totalit botëror. Një vit më parë, për të njëjtën periudhë, stoqet në fjalë shënonin 163.5 milionë ton, ose 40.5 për qind. Kjo fotografi e realiteti të tregjeve flet qartë për përkeqësim, por në këtë rast nuk ndikojnë implikimet politike, sesa fatkeqësitë natyrore.
Si rrjedhojë, vendet importuese të drithit po përballen me një goditje direkte në çmimet e produkteve ushqimore – goditje e importuar nga bursat.
Fermerët shqiptarë
Ndërkaq, edhe situata me prodhimin vendas të drithit nuk po shkon për mirë. Në vitet e mëparshme, importi i grurit ka qenë afërsisht sa ç’ka qenë edhe prodhimi vendas. Importi në 2009-n ka mbuluar 45 për qind të ofertës në Shqipëri. Si rrjedhojë, çmimet e grurit dhe të miellit në vend janë të ndjeshme edhe ndaj zhvillimeve në prodhimin vendas.
Sipas analizave të Ministrisë së Bujqësisë, prodhimi i grurit për vitin 2010 është ulur me 11% krahasuar me vitin 2009. Kjo ka ardhur, pasi sipërfaqja e mbjellë, krahasuar me vitin 2009, është ulur me rreth 11 000 ha, si dhe për pasojë të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në tre rrethe të vendit (Lezhë, Shkodër dhe Korçë) apo dhe i kushteve të disfavorshme të motit (prania e lagështisë së tepërt në stadet e zhvillimit të bimës). Nga ana tjetër, prodhimi i zarzavateve ka pësuar ndryshim. Vëllimet në këtë stad janë ende të pamatshme, por burime pranë Ministrisë së Bujqësisë thanë për Revistën se shumë fermerë kanë filluar të prodhojnë lakër dhe zarzavate të tjera me synim eksportin, ne veçanti drejt Hungarisë. Për pasojë, të gjitha këto luhatje në strukturën e prodhimit vendas, kanë rritur brishtësinë e tregut vendas ndaj importimit të goditjeve të çmimeve ndërkombëtare.
Paralelisht, një sërë vendesh, si Arabia Saudite, Egjipti, Australia, Korea e Jugut e të tjerë, kanë deklaruar se duan të rrisin kapacitetet magazinuese të drithit, për të garantuar një qëndrueshmëri më të madhe të stoqeve vendase. Shqipëria nuk bën pjesë në këtë listë.
Qeveria rrit taksat
Dhe në të gjithë këtë mori lajmesh të këqija dhe implikimesh të papërshtatshme botërore, qeveria shqiptare ka vendosur masa që nuk kanë të bëjnë aspak me ndikimin e mbajtjes stabël të çmimeve, por me rritjen e taksave, çka në thelb ndikojnë për rritje të mëtejshme të çmimeve. Madje, qeveria ka deklaruar se të gjitha pasojat vijnë nga jashtë, duke hequr dorë nga çdo përgjegjësi, apo ndërhyrje lehtësuese. “Ajo që nxit më shumë këtë rritje ka qenë sinkronizimi i ciklit të rritjes së produkteve ushqimore, bashkë me atë të energjisë... Ajo që sigurisht ka ndikuar në paketën e çmimeve ushqimore kanë qenë drithërat”, deklaroi këtë javë, ministri i Bujqësisë Genc Ruli.
Nga ana tjetër, qeveria po sheh mundësinë e rritjes së një sërë taksash. Kuvendi miratoi këto ditë shtrenjtimin e cigares dhe alkoolit, Berisha dhe Bode nuk po gjejnë konsensus se si të rrisin taksat e automjeteve, ndërkohë që pritet një “paketë fiskale” e paralajmëruar para mesit të këtij viti për të ndryshuar një sërë akcizash e tarifash doganore për produkte të ndryshme. Gjithashtu, ekzekutivi ka përgatitur një projektligj që parashikon uljen e shpërblimeve për punonjësit buxhetorë, pas rritjeve të njëpasnjëshme e trumbetuara fort të pagave në sektorin publik dhe pensioneve.
Nga ana tjetër, sipas Strategjisë së Partneritetit të Bankës Botërore për katër vitet e ardhshme, nivelet e konsumit në vend shfaqin një përkeqësim të dukshëm për vitet 2009-2010. Në terma të përgjithshëm, duke u vlerësuar nga viti 2005 deri në vitin 2013, konsumi në vend ka pësuar një rënie gati progresive dhe do të vazhdojë ta përjetojë një rënie të tillë, deri në fund të ‘13-s. Aktualisht, kjo rënie vlerësohet me 9 pikë përqindjeje. Në këtë pikë, efektet e stuhisë jashtë shtëpisë po forcohen nga çelja e dritareve brenda.