Gabimisht ne burg per vrasje, kosovari kerkon 100.000 euro demshperblim
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shteti shqiptar është paditur nga shtetasi kosovar që qëndroi padrejtësisht në paraburgim për dy muaj si i dyshuar për vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj. Nexhat Mulaj, 28-vjeç, ka kërkuar një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh për shkak të dëmeve të medha që i ka shkaktuar arrestimi i padrejtë për një krim të pakryer prej tij. Në padinë e tij, tashmë në duart e gjykatës, Mulaj ka shprehur se për shkak të paaftësisë së policisë bashkëshortja e tij ka humbur fëmijen teksa e ëma ka pësuar infarkt.
Mulaj aktualisht gjendet në Kosovë, teksa vrasësi i vërtetë i Rrapo Sinanajt dhe i arketares së vrarë pak jave më parë në NGB bank, Viktor Gushi është arrestuar dhe ka pranuar akzuat. Mulaj u lirua dy muaj pas arrestimit pasi nuk u vërtetuan akuzat mbi të pasi i vetmi ‘faj’ ishte se kishte kaluar në kohen dhe vendin e gabuar pranë argjendarisë së Sinanajt.