e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

GFI: Evazioni fiskal, krimi dhe korrupsioni, 1.3 miliarde euro jashte vendit

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
GFI: Evazioni fiskal, krimi dhe korrupsioni, 1.3 miliarde euro jashte vendit
Zëdhënësi për grupin "Global Financial Integrity" (GFI), me qendër në Uashington,  Clark Gascoigne, tha për agjencinë e lajmeve “Balkan Insight” se qeveria shqiptare duhet të ndalojë transferimin e parave në vende që konsiderohen si parajsa fiskale, duke u shprehur se ka një sërë masash që vendi duhet të ndërmarrë. " Qeveria Shqiptare mund të kërkojë që të gjithë bankat në Shqipëri të ofrojnë informacione mbi personin real që zotëron çdo llogari në institucionin e tyre financiar," vuri në dukje Gascoigne.

Shpesh bankat nuk e di se kush zotëron apo kontrollon llogaritë në institucionin e tyre. Ato mund të kenë emrin e një kompanie anonime, por ata nuk e dinë se kush është personi real që kontrollon këtë kompani anonime. "Kjo do të thotë se bankat nuk mund të monitorojnë llogaritë për pastrim e parash”, shprehte Gascoigne.

GFI-ja thotë se gjatë pesë viteve të fundit një shuma parash e barabartë me 1/3 e buxhetit vjetor të Shqipërisë është nxjerrë ilegalisht jashtë vendit nëpërmjet një gërshetimi të korrupsionit, evazionit fiskal, dhe aktivitetesh të tjera ilegale. Besohet se 60% e këtyre parave vinë nga evazioni fiskal, 35% nga aktivitete kriminale dhe 5% nga korrupsioni.

GFI-ja, e cila përdor të dhëna zyrtare nga Banka Botërore dhe FMN-ja, thotë se vetëm në vitin 2008, janë transferuar ilegalisht jashtë Shqipërisë 360 milionë euro, ndërsa një mesatare vjetore prej 99 milionë eurosh u transferua në zona, të cilësuara si parajsa fiskale.