Fyle: Integrimi i vendit,ne dore te Berishes dhe Rames
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vetëm 24 orë pas vendimit negativ për statusin kandidat të vendit tonë, ka folur komisionieri i zgjerimit në BE, Stefan Fyle. Në një intervistë për “Tv Klan” Fyle ka bërë të qartë se Shqipëria është tashmë në duart e politikanëve shqiptarë për të avancuar drejt integrimit europian. Ai thotë se përgjigja negative e kësaj here mund të rikuperohet për vitin e ardhshëm dhe vendi të marrë në të njëjtën ditë dhe statusin dhe të hapë negociatat në të njëjtën datë.
Komisioner, para se të futemi tek çështja e opinionit, do të doja të ndalesha te progres-raporti i këtij viti. Ka disa që mendojnë në Tiranë, se meqë Komisioni nuk e dha dje rekomandimin për statusin e kandidatit për Shqipërinë, Shqipëria nuk paskërka bërë asgjë gjatë një viti dhe të gjitha reformat përmblidhen me fjalën dështim. Pyetja ime është a ka bërë Shqipëria progrese në krahasim me një vit më parë, apo është dështim?
Ka bërë progrese dhe ka dy data të rëndësishme që e tregojnë këtë. E para është e hëna 8 nëntor ku u mor vendimi për liberalizimin e vizave që tregoi, se politikanët shqiptarë mund të arrijnë rezultate, edhe pse procesi i vizave ishte vërtet një proces shumë kërkues për të përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit. Vendimi për heqjen e vizave nuk ishte një dhuratë falas që shtetet anëtare i bënë Shqipërisë. Ishte vërtet një punë e vështirë gjatë gjithë procesit dhe ishte vlerësimi më i mirë që BE-ja dha për punën tuaj dhe sinqerisht urimet e mia për qytetarët shqiptarë. Data e dytë është ajo kur Komisioni dha opinionin. Nëse ju lexoni me vëmendje opinionin e Komisionit Europian, ne nuk kemi thënë që ne s’propozojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Është e kundërta. Ne rekomandojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, por sigurisht me disa kushtëzime për të plotësuar disa kritere. Në këtë aspekt, ka një pikë shumë të rëndësishme.
Ne mundohemi të jemi shumë seriozë kundrejt qeverisë shqiptare dhe kundrejt qytetarëve. Ne nuk po ju themi juve në mënyrë shumë të përgjithshme: Dëgjoni: ju duhet të plotësoni këto kritere dhe pastaj le ta shohim. Jo. Ne kemi dhënë një listë shumë të detajuar dhe përveç kësaj ju kemi dhënë një afat shumë të qartë. Ne kemi bërë të qartë, se do të shohim si do plotësohen kriteret e opinionit gjatë shpalljes së progres-raporit të paketës së zgjerimit të vitit tjetër. Pra ne ju ofrojmë vërtet një mundësi për disa muaj deri në nëntor. Fakti që Shqipëria nuk është rekomanduar si shtet kandidat tani, kjo nuk do të thotë se Shqipëria nuk mund të arrijë afatin e vitit tjetër dhe kjo nuk do të thotë që unë si komisioner nuk do të jem në gjendje jo vetëm që të rekomandoj statusin e kandidatit për Shqipërinë, por gjithashtu edhe një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Pra kjo është në dorën e vetë vendit.
Është shumë e rëndësishme të thuhet se për arritjen e hapjes së negociatave ka përgjegjësi jo vetëm qeveria shqiptare, por i gjithë spektri politik, edhe opozita. Pra është një përgjegjësi e përbashkët për qeverinë dhe opozitën për të arritur këtë, ashtu siç është përgjegjësi e përbashkët për të kapërcyer ngërçin politik. Ngërçi politik është ai për të cilin ne kemi fjalën kur flasim për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit. Kjo është diferenca edhe për statusin e kandidatit.
Pikërisht këtë doja t’ju pyesja. Kur shoh dy raportet 125 faqesh për të dyja vendet, ato nuk ka shumë dyshim, madje mund të themi se Shqipëria është më e avancuar në fushën e ekonomike apo luftën kundër krimit të organizuar sesa Mali i Zi. Pra, a është ngërçi politik vërtet e vetmja arsye që ju nuk e rekomanduat që tani statusin e kandidatit?
Mendoj, se nuk duhet t’i krahasojmë vendet duke i parë kriteret një nga një, pasi bëhet fjalë për vende të ndryshme, sfida të ndryshme dhe është e vështirë të krahasosh fjalë për fjalë arritjet, ashtu siç është e vështirë të shohësh një për një listën e prioriteteve që ne ju kemi dhënë të dyja vendeve për të përmbushur për hapjen e negociatave. Po të krahasosh listën e prioriteteve, ka një numër më të madh në rastin e Shqipërisë, por kjo nuk tregon automatikisht përgatitjen e vërtetë të vendit. Kjo është pika e parë. Ka dhe diçka tjetër kur ne flasim për përgatitjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit, është përmbushja e kriterit politik, pra kritereve të Kopenhagenit.
Ne e tregojmë këtë shumë qartë në opinion. Ne kemi disa çështje për të zgjidhur edhe në Mal të Zi dhe në Shqipëri lidhur me stabilitetin e institucioneve në përputhje me respektimin e shtetit ligjor dhe ka dallim kur ne flasim për shumë çështje. Në rastin e Shqipërisë, përveç institucioneve dhe shtetit ligjor është dhe çështja e demokracisë. Dhe në këtë aspekt ne i referohemi ngërçit politik, pasi kjo ka një rrjedhojë për Parlamentin. Sigurisht që unë e di që Parlamenti funksionin dhe aprovon ligje, por a funksionon në një bazë gjithëpërfshirëse? Jo. A reflekton mënyrën europiane të trajtimit të çështjeve? Jo. A është në gjendje që të aprovojë ligje, ku nevojitet shumicë e kualifikuar?
Jo. A ka ende tensione midis palëve që filluan që me zgjedhjet e vitit të kaluar dhe u bënë shkak të mos arrihet një marrëveshje edhe për integrimin europian? Ka. E kam thënë përpara dhe po e them prapë. Kur takohem me politikanët tuaj. Ata janë të pjekur dhe kanë të gjitha instrumentet demokratikë për ta zgjidhur këtë çështje.
Ne tentuam së bashku me Parlamentin Europian për të gjetur një marrëveshje midis të dyja palëve dhe ne ishim fare afër saj, por si përfundim kjo marrëveshjes s’u arrit. Tani iu takon politikanëve që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe besoj, se ky raport s’do të përdoret si një pretekst për të mosintensifikuar punën për reformat që duhet të kryejë Shqipëria. Shpresoj, se do të vlejë si një zile zgjimi për politikanët shqiptarë. Nëse nesër politikanët shqiptarë gjejnë një zgjidhje dhe një ditë më pas ata fillojnë që të zbatojnë prioritetet për të arritur hapjen e negociatave të anëtarësimit, ne s’kemi asnjë arsye që të mos besojmë se Shqipëria do të kapë afatin që kemi dhënë dhe që ne do të japin një vlerësim shumë më pozitiv jo vetëm për statusin por edhe për hapjen e negociatave.
Zoti komisioner, ju mbaheni mend në Shqipëri për iniciativën që morët së bashkua me 2 grupet më të mëdha të PE-së për zgjidhjen e ngërçit politik. Kjo ka hyrë në histori me emrin “Takimi i Krokodilit”. A do të ketë një “Krokodil të dytë”, apo do t’i lini politikanët shqiptarë që të gjejnë zgjidhje në mes tyre?
Nuk më takon mua të vendos. Është në duart e politikanëve shqiptarë. Por nëse Parlamenti Europian merr sërish iniciativën duke patur një shenjë nga të dyja forcat politike shqiptare, se mund të përfitohet nga lehtësimi ynë për të arritur një zgjidhje, besoj, se asnjë s’do të thotë jo.
Zoti komisioner, siç e thatë shumë drejt tani, dhe në Parlamentin Europian dje, etapa më e rëndësishme nuk është thjesht të marrësh statusin e kandidatit, por të hapësh negociatat e anëtarësimit. Pasi, u krijua përshtypja se Mali i Zi mori statusin e kandidatit, ndërkohë që kjo s’është e vërtetë, pasi aprovimin për statusin duhet ta japin me unanimitet Këshilli i Ministrave.
Pra sa e rëndësishme është që Shqipëria dhe Malin e Zi që të jenë 100% gati deri në nëntor, në mënyrë që të mos përsëritet sërish rasti i Maqedonisë?
Rasti i Maqedonisë është pak i ndryshëm, për shkak të çështjes së emrit. Por ajo që ne nuk do të përsërisim është që t’i japim një shteti statusin e kandidatit dhe pastaj ta lemë në një lloj limbo, izolimi, jo vetëm për një vit por për disa vjet pa i treguar qartë se çfarë duhet të bëhet për anëtarësimin. Këtë radhë, në paketën e anëtarësimit ne e kemi hedhur këtë hap përpara, duke identifikuar prioritetet, duke përcaktuar një afat kohor të qartë dhe gjithashtu duke thënë, se nëpërmjet mekanizmit të ndjekjes, do t’i ndihmojmë vendet që të arrijnë rezultatet e duhura në procesin e reformave. Ju keni shumë të drejtë kur thoni se çështja më e rëndësishme është që vendi të jetë i zoti dhe i gatshëm që të hapë negociatat e anëtarësimit dhe po ashtu keni shumë të drejtë kur thoni, se ajo që ne bëmë dje ishte rekomandimi apo propozimi i Komisionit, që i shkon shteteve anëtare, pasi ata marrin vendimin përfundimtar dhe janë përgjegjësit për procesin e zgjerimit.
Pra, më mirë të jesh i përgatitur 100%, sesa të kesh një votë negative qoftë dhe nga një shtet i vetëm?
Është ekzaktësisht kjo.
Ka disa zëra në Bruksel, në Parlamentin Europian, por edhe në gjirin e shteteve anëtare, që thonë, se Shqipëria nuk vlerësohet në mënyrë të ndershme, për faktin se 80% e popullsisë së saj është myslimane, pavarësisht se nuk bëhet fare fjalë për myslimanizëm radikal?
Sinqerisht jo. Nuk e kam dëgjuar dhe i hedh poshtë kategorikisht këto lloj zhurmash. Jam madje i habitur, se disa mund të përhapin këto lloj informacionesh.
A jeni optimist për të ardhmen e Shqipërisë ? A mendoni se brenda një viti, gjërat mund të ndryshojnë për Shqipërinë dhe politikanët do ju dëgjojnë juve këtë herë? Madje, mund t’ju them, se ka disa gazetarë në Tiranë që ju konsiderojnë si një lloj “Krishti” për Shqipërinë, por shpresoj që hyjnizimi në këtë aspekt të japë vërtetë efektet e tij këtë herë?
Unë jam optimist nga natyra dhe do vazhdoj të jem optimist. Mendoj, se politikanët mund të bëjnë shumë gjëra dhe në eksperiencën time të deritanishme me politikanët, kam kuptuar, se nëse ka vullnet, atëherë gjendet mënyra. Pra, në rastin e Shqipërisë nevojitet më shumë vullnet dhe përsëris nga të dyja palët, pasi është një përgjegjësi e përbashkët dhe nuk kam dyshim, se duke u bazuar në një vullnet të mirë, ne do të gjejmë rrugën që Shqipëria të ketë një vlerësim pozitiv siç ishte ky i këtij viti, por edhe më pozitiv se ky vit.
Ju kemi mbështetur fort liberalizimin e vizave ashtu si dhe komisionerja Malmstrôm. A jeni i kënaqur me rezultatin, që ishte një votë unanime?
Shumë, jam shumë i kënaqur; Nuk ishte aspak e lehtë, sepse ministrat e Brendshëm janë shumë të kujdesshëm për sigurinë dhe qytetarët europianë në zonën Shengen. Është një përgjegjësi e madhe dhe ka shumë domethënie. Kur ata u përballën me valën e azilkërkuesve nga tre vendet e Ballkanit, sigurisht ata u frikësuan. Por kolegia ime, Malmström dhe Presidenca belge bënë një punë të madhe dhe si rrjedhim jo vetëm që po gëzoni nga ky vendim, por gjithashtu mund të merrni përgjegjësitë e duhura, pasi ky sistem s’duhet të abuzohet.. Ne kemi intensifikuar dialogun me Maqedoninë dhe Serbinë, që të sigurojmë që qytetarët e kanë marrë si duhet informacionin.