Fule-Rama, zbardhet formula e konsensusit. PS heq dore nga kushtezimi per hetimin
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Partia Socialiste ka prezantuar dje zyrtarisht shqetësimet e veta për krizën politike në tryezën e komisionerit të Bashkimit Europian për Zgjerimin, Stefan Fule. Në një vizitë të paralajmëruar, Rama dje, së bashku me deputetin Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me Fulen, ku është diskutuar mbi situatën në Shqipëri.
Edhe pse nuk është arritur në një qëndrim të posaçëm, selia rozë ka bërë të ditur se takimi ka krijuar një perspektivë pozitive, duke qenë se në tryezë është vënë oferta e fundit për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Sipas të njëjtave burime që i referohen kreut socialist, komisioneri i BE-së ka mbështetur propozimet socialiste si një formulë e qëndrueshme dhe objektive për zgjidhjen e krizës politike në vend, e cila duhet thënë se ka rrëshqitur në një nivel të ri. Minimalisht PS-ja ka hequr dorë nga kushtëzimet në marrëdhëniet me Parlamentin, një hap që i jep frymëmarrje të re komunikimit politik në vend.
Ajo që ende nuk është bërë zyrtare, është fakti nëse BE-ja do të ndërmarrë një mision të ri ndërmjetësimi që do të mund të funksionalizonte edhe procesin e hartimit të reformës zgjedhore në vend. Argumenti socialist kësaj radhe ngjan i kompletuar, pse dorëheqja nga fletët e votimit e vendos ofertën e saj në përputhje të plotë me rezolutën e Parlamentit Europian. Kjo e fundit është një dokument bazë, nga i cili nisen të gjitha qëndrimet e Komunitetit Europian për krizën shqiptare, e cila gradualisht po kthehet në një faturë ende të pakuptuar për zgjedhjet e ardhshme lokale. Për më shumë që oferta e PS-së është përshëndetur javën e kaluar nga zyra e komisionierit për Zgjerim, i cili duhet thënë se ka qenë që në fillim një mbikëqyrës i situatës shqiptare.
Në këtë kontekst bashkëpunimi, Edi Rama ka falënderuar Fulen për sa i përket vendimit për liberalizimin e vizave, që ishte një akt unanim i vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Ndërkohë, si probleme të shtruara për diskutim ka qenë edhe presioni që qeveria u bën mediave kritike, presion i cili sipas PS-së ka çuar në cenimin e lirisë së tyre. Pas këtij takimi të kërkuar nga Edi Rama, që ka qenë me karakter informues, është i logjikshëm një reagim nga ana e BE-së në drejtim të qeverisë shqiptare. Kjo e fundit ka një mbështetje shumë të madhe nga të djathtët në PE, të cilët aktualisht kanë shumicën. Ajo që i jep një avantazh për momentin PS-së është fakti se me ofertën e re të saj, ajo po kërkon thjesht zbatimin e rezolutës së PE-së për krizën, e cila përputhet me draftin që nuk parashikon fletët e votimit.