Freedom House: Liria e medias, Shqiperia e parafundit ne rajon
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Liria e mediave e radhit Shqipërinë në vendin e parafundit në rajon, 5 vende më poshtë se vitin e kaluar. Sipas raportit të fundit të Freedom House, Shqipëria pozicionohet në vendin e 107 për lirinë e medias, ndërsa lë prapa vetëm Maqedoninë nga vendet e rajonit. Në raportin e Freedom House, vendi ynë gjendet në të njëjtin pozicion me Libanin, Tunizinë, Maldivet, dhe lë pas vende si Bangladeshi, Kenia dhe Mauritania, të cilat gjenden një shkallë më poshtë.
Në tërësi, raporti vëren se liria e mediave ka pësuar rënie në vendet e Eruopës Qendrore dhe Lindore. Kosova vlerësohet si vend me një përmirësim të lehtë për sa u përket sulmeve ndaj gazetarëve dhe transparencës në pronësinë e mediave. Po ashtu, përmirësime janë shënuar në Mal të Zi dhe Gjeorgji, ndërsa të pozicionuara më lart janë Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Freedom House, vendet që i vlerëson nga 0 – 30 i sheh si vende me shtyp të lirë, ato që marrin nota nga 31 – 60 klasifikohen në kategorinë e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë, kurse në kategorinë e notimit nga 61 – 100 hyjnë vendet me shtyp jo të lirë. Sërish vendet skandinave radhiten të parat në raportin më të fundit të Freedom House, ndërsa në dhjetë vendet e fundit gjenden Siria, Kuba, Guinea, Irani, Bjellorusia, Eritrea, Uzbekistani, Turkmenistani dhe Koreja Veriore.