e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Fluksi i emigranteve,BE:Masa per vizat e sigurine

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Fluksi i emigranteve,BE:Masa per vizat e sigurine
Bashkimi Europian, i shqetësuar për ndonjë fluks të papritur emigrantësh ka lënë të hapur shtegun e rivendosjes së kërkesave për viza për udhëtarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Pajtueshmëria lidhur me këtë u arrit dje në Bruksel. Vendimi i ministrave të brendshëm të BE-së ka adresuar shqetësime për një rritje të lartë të azilkërkuesve nga vendet e Evropës lindore, shumica prej të cilëve i takojnë komuniteti romë, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Shumica e qytetarëve nga Ballkani tani mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Një gjë e tillë ka bërë që të rritet numri i azilkërkuesve në disa vende të Evropës perëndimore, veçanërisht në Gjermani, Belgjikë, Luksemburg dhe Suedi. Rregullat e reja, njofton Reuters, do ta lehtësonin anulimin e udhëtimit pa viza për shtete të caktuara. Parlamenti Evropian ende duhet të diskutojë e të votojë për këto masa. Qeveritë e Bashkimit Evropian mundësuan udhëtimin pa viza për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës në fund të vitit 2010, një vit pasi i dhanë të njëjtën mundësi Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, me qëllim të promovimit të stabilitetit në Ballkan. BE-ja është në proces të marrëveshjes për udhëtim pa viza për Ukrainën dhe Moldavinë, por është duke vënë kushte për sigurinë e dokumenteve të udhëtimit dhe menaxhimin e emigrantëve ilegalë.