Flamuri kombetar kuq e zi zevendeson ate kosovar
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Flamuri gjigant i Republikës së Kosovës, i cili deri më tani ishte i vendosur tek “Rrethi i madh” në Prishtinë, është zëvendësuar me flamurin kombëtar kuqezi. Këtë ndërrim të flamurit shtetëror me atë kombëtar e kanë bërë zyrtarët e Komunës së Prishtinës dhe atë me të vetmin qëllim: për nder të njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, transmeton Telegrafi.
Flamuri kuqezi në këtë vend do të valojë deri më datën 28 nëntor dhe pas kësaj datë do të rikthehet prapë flamuri shtetëror i Kosovës, transmeton KP. Qytetarët e Prishtinës e kanë mirëpritur këtë vendim të Komunës.