e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Fantazma e Serbise se Madhe, rrezik per rajonin

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Fantazma e Serbise se Madhe, rrezik per rajonin
Kreu i qeverise shqiptare, Sali Berisha ka reaguar ashper per situaten e krijuar ne veri te Kosoves dhe tensionin pas vrasjes se policit. Ne nje deklarate per mediat, Berisha ka denuar ashper dhunen e njeanshme, duke e cilesuar ate te papranueshme dhe ka theksuar se “fantazma e Serbise se madhe paraqet ende rrezik per paqen dhe stabilitetin ne rajon”.

“Mbështesim operacionet e qeverisë së Kosovës dhe dënojmë aktet kriminale të fallangave të serbo-mëdhenjve në kufirin verior. Dënojmë vrasjen e një oficeri të policisë, sulmin e armatosur ndaj njësive të KFOR-it dhe i konsiderojmë këto akte dëshmi se fantazma e Serbisë së Madhe paraqet rreziqe për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Berisha.

Ai ka dhene mbeshtetjen e plote te qeverise se drejton per Prishtinen zyrtare, duke vleresuar embargon e qeverisë së Kosovës ndaj produkteve serbe, jo sepse është kundër lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve, por se ky është një vendim i imponuar prej qeverisë serbe.

Ai ka apeluar per dialog mes dy vendeve dhe nje zgjidhje te shpejte e te paqte te situates.
Topi shqetësim për situatën në Kosovë

Presidenti Bamir Topi reagon pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, duke dënuar aktet e njëanshme të dhunës dhe duke i konsideruar ato krejtësisht të panevojshme. Presidenti Topi vlerëson se Kosova është tashmë një realitet i njohur botërisht dhe sovraniteti i saj është i pakthyeshëm e i paprekshëm.

Topi, në njoftimin zyrtar të Presidencës, mbështet dhe inkurajon vazhdimin e dialogut institucional të iniciuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit, duke e vlerësuar atë si rruga më e mirë për zgjidhjen e problematikave reciproke, si dhe dhënien e kontributit konkret për forcimin e paqes e stabilitetit në përputhje me aspiratat e të gjithë rajonit për integrimin e plotë euroatlantik.