Familjaret e Lamajt, Prokuroria: Pranuan se kryekomisari ka marre kercenime per detyren
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një grup prokurorësh e hetuesish kanë marrë në pyetje bashkëshorten dhe familjarët më të afërt të kryekomisarit të vrarë për shkak të detyrës, Dritan Lamaj. Burime nga grupi hetimor thanë se pasi kanë marrë konfirmimin nga xhaxhai i Lamajt, Artur Lamaj, se të afërmit ishin në gjendje për të dhënë deklarime për ngjarjen, tre prej personave që po merren me hetimin e ngjarjes kanë shkuar në apartamentin ku banon familja Lamaj në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë.
Të afërmit e kryekomisarit janë pyetur kryesisht rreth problemeve që ka pasur Dritan Lamaj gjatë kohës kur drejtonte Komisariatin Nr. 6 të Tiranës. Familjarët janë pyetur edhe për periudhën pasi u transferua shef seksioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku mësohet se nuk kanë munguar kërcënimet apo paralajmërimet.
Personat që kanë dhënë dëshmitë e tyre për grupin hetimor kanë treguar gjithçka kanë ditur, qoftë për përplasjet që ka pasur Lamaj vitin e kaluar, qoftë për kërcënimet e vazhdueshme. Të afërmit kanë bërë me dije se Lamaj kishte bërë kallëzim edhe në Prokurori për kërcënimet që kishte marrë.
E vetmja që nuk ka arritur të flasë gjatë dhe të japë shumë shpjegime rreth pyetjeve që i bënin hetuesit, ka qenë bashkëshortja e kryekomisarit, Anila Lamaj, e cila ka probleme shëndetësore. Burimet nga hetimi thanë se kanë dëshmuar kunati i tij, motra, xhaxhai dhe disa të afërm me të cilët Lamaj ka pasur marrëdhënie mjaft të afërta e miqësore.