FMN: Evropa, shpejtesi ne reformen e bankave
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagardë ka kërkuar nga liderët evropianë që të veprojnë me shpejtësi për ta ripërterirë shëndetin e bankave, në mënyrë që të luftohet kriza në eurozonë. Duke folur një Nju Jork, Lagardë tha se zyrtarët duhet të ndërmarrin hapa për unifikimin e mekanizmit bankar të zonës dhe të krijojnë mjete më të forta për menaxhimin e krizës.
Ajo ka kërkuar që politkibërësit te paraqesin një plan veprimi të qartë për ndërtimin e sistemit të unifikuar bankar brenda “javëve dhe muajve”. Këto komente u bënë pasi presidenti amerikan, Barak Obama, ka kërkuar që liderët evropianë të ndërmarrin “aksion të qartë” për ta luftuar thellimin e krizës financiare në eurozonë.