e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

FMN: Asnje meshire Greqise, paguani taksat. Koha per shpagim

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
FMN: Asnje meshire Greqise, paguani taksat. Koha per shpagim
Shefja e FMN-së Christine Lagarde u ka bërë thirrje grekëve që të paguajnë taskat duke thënë se ajo shqetësohet më shumë për gjendjen e fëmijëve në Afrikë se për njerëzit që janë goditur nga kriza evropiane. Në një intërvistë për ‘The Guardian’ zonja Lagarde sugjeron se tashmë është koha për shpagime për Greqinë. Greqia është zotuar të zbatojë masa të ashpra shtrënguese në këmbim të një ndihme multi-miliarda eurosh por kjo marrëveshje tashmë është nën kërcënim pas zgjedhjeve të 6 Majit, ku nuk u formua dot një koalicion qeveritar.

Teksa Greqia pret të shkojë në zgjedhje të reja më 17 Qershor qarkullon frika në rritje se Athina mund të jetë e detyruar të lërë Eurozonën. Kjo potencialisht mund t’i shkaktojë një tronditje të fuqishme bankave, jo vetëm në Greqi por edhe në vende të tjera të zonës Euro, të paktën ky është skenari që paralajmërojnë ekspertët. Në intërvistën e publikuar të premtën, Fondi Monetar Ndërkombëtar tha:’ Sa i takon Athinës jemi të shqetësuar, mendoj gjithashtu për të gjithë ata njerëz që përpiqen t’i shpëtojnë taksave gjithë kohës. Të gjithë ata njerëz në Greqi po përpiqen t’i shpëtojnë taksimit. Unë mëndoj se ata duhet ta ndihmojnë veten e tyre kolektivisht’- tha Lagarde.

Shefja e FMN-së shtoi: ‘Unë mendoj më shumë për ata fëmijë të vegjël në një fshat në Nigeri që shkojnë në shkollë vetëm dy orë në ditë, duke ndarë një karrige për tre prej tyre, e të cilët janë të etur për arsim. Tek ato më rri mendja gjithë kohës. Pasi mendoj se ata kanë nevojë më shumë për ndihmë se njerëzit në Athinë’. Zonja Lagarde e pyetur se nëse me këtë deklaratë ajo po i thoshte grekëve se ka ardhur koha për shpagim pas kohës së bukur që kanë kaluar, shefja e FMN u përjgigj: ‘Po kjo është e drejtë’. Lagarde ripërsëriti gjithashtu se FMN nuk kishte ndërmënd të zbuste kushtet e paketës shtrënguese për Greqinë. Sondazhet deri më tani tregojnë se blloku majtist Syriza, i cili doli i dyti në zgjedhjet e Majit, ka të ngjarë të fitojë votat e shumicës më 17 Qershor. Ky grup radikal kundërshton masat e rrepta të vendosura në Greqi në marrëveshje me BE dhe FMN.