Euroja shenon rekord te ri te renies
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Monedha e përbashkët evropiane, euro, ka pësuar rënie të re rekord në tregjet e pasdites. Vlera e saj prej 1.246 dollarësh është pika më e ulët kundër monedhës amerikane që nga korriku i vitit 2010. Dollari, në anën tjetër, është forcuar kundrejt shumicës së monedhave. Paundi britanik ka rënë në 1.5623 dollarë nga 1.5681 $. Monedha amerikane po ashtu është rritur në 0.9625 franga zvicerane, nga 0.9584 sa ishte.