Ettore Sequi - Lufta zgjedhore po shmang Integrimin
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian mendon se klasa politike shqiptare duhet t’i kthehet urgjent dialogut, si dhe të reflektojë mbi raportet e OSBE-ODIHR të 2009-2011. Ai thotë se Shqipëria nuk është e fundit në radhën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në procesin e Integrimit Europian
Zoti ambasador, deklarata e fundit e ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian konstatonte se “situata në Tiranë është një ështje shqetësuese”. Si do ta komentonit ju, si një diplomat që e ndjek nga afër zhvillimin e ngjarjeve, këtë pjesë të kontestit për bashkinë e Tiranës mes dy palëve?
Po, sic edhe theksohet në konkluzionet për Shqipërinë në Këshillin e Çështjeve të Jashtme të Bashkimit Evropian, gjendja politike në Shqipëri mbetet shqetësuese. Retorika konfrontuese dhe mungesa e dialogut dhe konsensusit vazhdojnë ta mbajnë të lartë tensionin politik.
Opozita ka reklamuar gjatë këtyre orëve ato që ajo i konsideron si manipulim i procesit nga ana e KQZ, duke folur për vota të gjetura në kuti nga qendra votimi që nuk përkojnë, për mosrakordim shifrash dhe për administrim kutish që janë të dëmtuara. Si i konsideroni ju këto reklamime?
Procesi elektoral duhet përfunduar me qetësi, në mënyrë konstruktive dhe me fokus në të ardhmen. Të gjitha partitë mund të ankimojnë dhe të apelojnë për atë që ata besojnë se përbën parregullsi dhe thyerje të ligjeve. Partitë mund ta bëjnë këtë brenda kuadrit institucional dhe ligjor dhe siç është parashikuar në legjislacionin zgjedhor. Eshtë e rëndësishme që të gjitha këto institucione, KQZ, Kolegji Zgjedhor, të veprojnë në përputhje me ligjin dhe parimet kryesore të kuadrit ligjor shqiptar, të veprojnë në mënyrë të pavarur, me paanësi dhe larg çfarëdolloj ndikimi apo presioni politik nese ka gjasa të ketë të tillë.
Ju ishit prezent në procesin e numërimit të votave, së bashku me disa kolegë tuaj ambasadorë. A mendoni se është me vend të thuhet se ai rezultat i Tiranës po përmbyset tani në tryezë, siç pretendon opozita?
Siç e thashë më parë, për ne është e rëndësishme që procesi të jetë i drejtë, transparent dhe i bazuar plotësisht në ligj. Siç është po aq e rëndësishme që procesi të perceptohet si i tillë, dhe që të gjitha partitë dhe aktorët politikë të veprojnë me mature dhe të gjejnë forcën e duhur që të kapërcejnë interesat e ngushta partiake (që në vetvete nuk janë ilegjitime), dhe të jenë të gjendje të pranojnë rregullat e lojës demokratike përgjatë gjithë procesit, pavarësisht gjatësisë së tij. Kjo do të ndihmojë në forcimin e institucioneve, por edhe do konsolidojë apo rindërtojë, ku është e nevojshme, besimin e publikut tek institucionet.
Prej javësh po debatohet për votat e hedhura për kryetarin e bashkisë në kutinë e gabuar. A mendoni se duhet asistenca e Komisionit të Venecias për këtë element të procesit?
Siç dhe ju sigurisht e dini, Bashkimi Evropian është njohur me synimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për t’i kërkuar Komisionionit të Venecias një opinion sesi mund të shmangen situata të ngjashme në zgjedhjet e ardhshme. Në këtë këndvështrim, në fjalën e tij në Forumin për Ballkanin Perëndimor, Komisioneri Fyle tha saktësisht se (citoj) “është e rëndësishme të që procesi zgjedhor të përmbyllet në mënyrë transparente dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Nëse nuk është e mundur të kapërcehen mosmarrëveshjet ndërmjet jush, ju gjithmonë mund t’i bëni thirrje Komisionit të Venecias që t’ju ndihmojë, parë kjo veçanërisht si mundësi për t’u konsideruar për zgjedhjet e ardhshme.” (mbyll citimin). Më lejoni të theksoj edhe një herë që kjo varet në vullnetin e partive shqiptare.
Para pak ditësh Komisioni konstatoi se Shqipëria nuk ka përmbushur asnjërin nga 12 prioritetet e përcaktuara nga Komsiioni Europian, në rrugën drejt marrjes së statusit të vendit kandidat. Sa pritet ta influencojë kjo rrethanë raportin e progresit të muajit tetor?
Rezultatet dhe mangësitë se si Shqipëria i ka përmbushur 12 prioritetet e identifikuara në Opinionin e 2010 të Komisionit Evropian për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do të reflektohen më së miri në Progres Raportin që do publikohet në mesin e tetorit të këtij viti.
Ajo që Bashkimi Evropian pret nga Shqipëria është që procesi i integrimit të kthehet në një objektiv, synim kombëtar. Komisioni Evropian ka marrë planin e rishikuar të veprimit për vënien në zbatim të 12 prioriteteve kyce, të miratuar nga qeveria dhe do ta analizojë dokumentin në thellësi. Por ne duhet ta pranojmë që lufta zgjedhore dhe ngërci politik e kanë shmangur vëmendjen dhe energjitë nga axhenda e integrimit.
Ka raste, në rrugën e përbashhkët që ne kemi bërë deri më tash, që tregojnë se kur ekziston vullneti politik, sfidat mund të përballen dhe mund të shënohen suksese. Vënia në zbatim e Marrëveshjes së Stabilizim Asocijimit dhe liberalizimi i vizave, janë suksese që tregojnë aftësinë e Shqipërisë për të ecur përpara me vendosmëri në rrugën e integrimit evropian, gjithmonë nëse ka konsensus politik.
Udhëheqesit politikë shqiptarë duhet të vënë interesat e vendit para përfitimeve të vogla politike. Procesi i Integrimit kërkon vullnet të fortë dhe angazhimin e qëndrueshëm dhe të sinqertë të të gjithë vendit. Kam besim se Shqipëria do të jetë një gjendje të mobilizojë të gjitha energjitë e saj për ta arritur këtë qëllim. Unë e njoh pak këtë vend dhe e di që shqiptarët do ia dalin mbanë. Sidoqoftë, të arrish këtë qëllim do të duhet të rivendoset dialogu politik. Procesi i integrimit, pa rinisjen e dialogut politik, është si bicikleta pa rrotat: nuk shkon shumë larg.
Cilat janë sipas jush shkaqet e këtij bllokimi të progresit në mënyrë paralele, thuajse në të gjitha fushat? Sa me vend është supozimi se liberalizimi i vizave ka bërë që qeveria të ulë ritmin e angazhimit për pjesën tjetër të procesit?
Me lejoni t’ju them, së pari, që liberalizimi i vizave është një hap shumë i rëndësishëm, në fillim të një rruge të gjatë drejt integrimit. Udha është ende gjatë. Siç e thashë me parë, unë mendoj se beteja elektorale dhe ngërçi politik e kanë shmangur njëfarësoj vëmendjen dhe energjitë nga axhenda e integrimit evropian. Siqoqoftë unë nuk e ndaj supozimin se liberalizimi i vizave ishte arësyeja e vetme, pse shqiptarët kanë zgjedhur t’i përkasin familjes evropiane.
Besoj se shqiptarët po kërkojnë më shumë se të jenë turistë në Bashkimin Evropian.
Për aq shumë apo aq pak sa i njoh unë shqiptarët, unë besoj se ata kërkojnë kushte më të mira jetese, arsimim më të mirë për fëmijët e tyre, një administratë publike më transparente, rrugë të mira, mjedis më të pastër, ushqime të kontrolluara, polici dhe sistem gjyqësor të pakorruptuar, që të mbrojë të drejtat e tyre njerëzore dhe gazetarë që të mund të analizojnë në liri të plotë problemet e shoqërisë shqiptare, të lirë nga presioni politik dhe ekonomik…Të gjitha këto janë standartet evropiane që po kërkojnë shqiptarët.
Unë isha në Bruksel ditën kur liberalizimi i vizave hyri në fuqi. Atje unë pata rastin të takoj një grup studentësh shqiptarë që po vizitonin institucionet evropiane. Isha mjaft i impresionuar nga maturia e tyre, kurioziteti, ndërgjegjësimi. Dhe nga sensi i tyre i përgjegjësisë. Ata ishin prova e gjithë sa thashë më parë.
Duket se ka një lodhje të përgjithshme të përfaqësuesve politikë të BE, në lidhje me krizat ciklike që prodhon vendi ynë. A është i saktë ky konstatim?
Unë nuk mund të flas për një lodhje të BE kundrejt Shqipërisë, përderisa për të gjjitha fushat që ju përmenda më parë, Bashkimi Evropian jep çdo vit më tepër se 90 milionë Euro, si mbështetje financiare për reformat në vend, reforma që janë aq të nevojshme në rrugën e integrimit evropian. Ky është një angazhim i rëndësishëm i Bashkimit Evropian që i shtohet dialogut të vazhdueshëm politik dypalësh.
Ka pasur një qëndrim, para zgjedhjeve, në rradhët e një pjese të klasës politike dhe mediave, për shtyrjen e votimeve të 8 majit, pas ngjarjeve të 21 janarit dhe pas faktit që reforma elektorale e kërkuar edhe nga OSBE-ODIHR pas zgjedhjeve të vitit 2009, nuk kishte hedhur asnjë hap përpara. A mendoni se tani, kur Tirana rrezikon të prodhojë një tjetër ngërç të komplikuar politik, ai opsion ka qenë më i logjikshmi për kushtet e Shqipërisë?
Këto muajt e fundit kam patur rastin të flas me politikanë të një spektri të gjërë politik, me analistë, përfaqësues të shoqërisë civile, pjesëtarë të komunitetit ndërkombëtar. Pothuajse secili prej tyre ka një opsion për të propozuar për zgjidhjen e krizës. Për mua, opsioni me i logjikshëm është ai për të cilin mazhoranca qeverisëse dhe opozita do të bien dakort dhe që do ta nxjerrë vendin nga ngërçi politik.
Sigurisht që klasa politike shqiptare do ta ndjejë nevojën për të reflektuar mbi rekomandimet e OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 2009 dhe vlerësimin e OSBE/ODHIR për zgjedhjet vendore të 2011.
Zoti Lajcak tha së fundmi se ne japim ndihmesën tonë, por ne duam që në përgjigje, të shohim se bëhen përpjekje. Pa dialog politik ne do vazhdojmë të shohim probleme. Me të filluar dialogu politik, ne do ecim përpara dhe kjo sigurisht do të vlerësohet pozitivisht nga Bashkimi Evropian.
Kohët e fundit, duke iu referuar një fjalimi të Komisionerit Fule, u krijua përshtypja se Shqiperia renditej në fund të listës së vendeve te Ballkanit Perendimor, persa i perket procesit te integrimit. Sa i saktë është ky konstatim?
Mund të them se ajo deklaratë qartësisht është keqinterpretuar.
Procesi i Zgjerimit i Bashkimit Evropian nuk është as një garë tenisi dhe as një konkurs bukurie: ne nuk bëjmë listime. Secili vend vlerësohet dhe ecën përpara, sipas meritave të tij. Komisioni Evropian paraqet vlerësimin individual për secilin prej vendeve në progres raportin vjetor, që do bëhet publik në tetor.
Eshtë e qartë që vendet në fjalë janë në faza të ndryshme të integrimit me BE: ne po negociojmë me Kroacinë (faza finale), Islandën dhe Turqinë; Ish republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Mali I Zi janë konfirmuar si vende kandidate në BE, por negociatat nuk kanë filluar ende; Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia si dhe Kosova (nën rezolutën 1244/99 e Këshillit të Sigurimit të OKB) janë vende potencialisht kandidate dhe ndajnë prespektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Opozita ka paralajmëruar se do të kontestojë humbjen eventuale të Ramës në Tiranë, duke dhënë sinjale se mund ta zgjasë qëndrimin e ashpër ndaj qeverisë. Si i parashihni zhvillimet politike nëse ky skenar do të vërtetohej?
Si natyrë dhe që të jem profesional, unë zakonisht nuk bëj komente mbi skenarë të mundshëm. Më pëlqen t’i lë hamëndësimet për skenarë të mundshëm dhe të pritshëm për diskutimet në kafene. Dhe për natyrë, kam prirjen t’i shoh gjërat pozitivisht, por jo në mënyrë naive. Siç e kam përmendur edhe një herë tjetër, unë e konsideroj veten një dëshmitar të vullnetit të shqiptarëve për të ecur përpara. Unë besoj fort se Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë në gjendje të përfitojnë nga kjo mundësi unike dhe ta çojnë vendin e tyre gjithnjë e më pranë klubit të Bashkimit Evropian.
Në një nga takimet më të fundit me parlamentarë shqiptarë, Komisioneri Fyle tha se “aftësitë dhe kapacitetet ekzistojnë në vend. Tani është koha për të gjetur vullnetin dhe vendosmërinë për t’i përdorur këto aftësi në interest të qytetarëve shqiptarë”. Kësaj deklarate nuk do t’i ndryshoja asgjë.
Do doja të shtoja se në fund të çdo fjalimi, unë them: Evropa është këtu për t’ju ndihmuar, por ky është vendi juaj, kjo është e ardhmja juaj dhe përgjegjësia juaj.