e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Ekuadori garanton azilin politik per Assange

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ekuadori garanton azilin politik per Assange
Ekuadori i ka garantuar azil themeluesit të wikileaks, Julian Assange, dy muaj pasi ai hyri në ambasadën e këtij vendin në Londër, në një kohë që po luftonte kundër ekstradimit në Suedi. Ministri i Jashtëm, Ricardo Patino, akuzojë Britaninë e Madhe se ka “kërcënuar hapur” për të hyrë në ambasadë dhe për të arrestuar Assange.

Patino duke bërë të ditur vendimin e vendit të tij, tha se Ekuadori do t’i qëndrojë besnike traditës për të marrë në mbrojtje ata të cilët janë të kërcënuar. Themelues i Wikileaks hyrë në ambasadën e Ekuadorin në qershor për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku akuzohet për dhunë seksuale dhe përdhunim. Britania ka shprehur zhgënjim për një vendim të tillë dhe është zotuar për ekstradimin e tij në Suedi, që ekspertët thonë se mund të arrihet me “dredhi ligjore”, raporton AFP.