Ekspertet: Videoja Meta-Prifti nuk eshte origjinale
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ekspertët e caktuar nga Gjykata e Lartë për të investiguar cilësinë e video-përgjimit Meta-Prifti, kanë dëshmuar sot në gjykatë në lidhje me verifikimet që kanë bërë për videon ku janë regjistruar dy zyrtarët e lartë. Ekspertët e ngarkuar për hetimin e videos së ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta me ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti e kanë cilësuar atë si jo origjinale. Në seancën e zhvilluar sot, ata kanë deklaruar se videoja nuk e ka origjinën nga video-kamera që Prifti pretendon se e ka vendosur në zyrën e tij. Sipas tyre, “biseda është e pakuptueshme dhe është e pamundur që të jepen përfundime”. Ata kanë shtuar se ka “ndërhyrje të shumta në gjithë videon”. Ardian Olli, Ermal Beqiri dhe Artur Rrahmani janë ekspertet që riekspertuan videon.