e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Egjipti njeh Kosoven

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Egjipti njeh Kosoven
Në ditën e 5-vjetorit të Pavarësisë, Egjipti konfirmoi njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Këtë lajm e dha në Prishtinë e dërguara e posaçme e presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, dhe njëherësh zëvendëspresidente e Egjiptit, Pakinam Al Sharkaui.

Ajo e cilësoi këtë “një moment shumë të rëndësishëm për të dyja vendet, i cili do të ndihmojë në bashkëpunimin në shumë fusha, sepse - siç u shpreh - kemi një të kaluar të përbashkët, si në aspektin kulturor, ashtu edhe në atë historik”. Edhe kryeministri Thaçi, e vlerësoi këtë si një moment të rëndësishëm për të dy kombet. Zëvëndëspresidentja e Egjiptit mbërriti në Prishtinë sot në mëngjes dhe u prit edhe nga ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj.