Durres, Dako fiton me 3584 vota kundrejt Xhaferraj
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ka përfunduar procesi i numërimit në bashkinë e Durrësit ndërsa është shpallur si fitues kandidati i “aleancës për të ardhmen” Vangjush Dako. Kandidati i PS-së Dako ka marrë 3584 vota më shumë se kandidati i mazhorancës Ferdinand Xhaferri. Kështu kandidati i “aleancës për të ardhmen” Vangjush Dako ka marrë 33369 vota ndërsa kandidati i “aleancës për qytetarin” Xhaferri ka marrë 29785 vota. Ndërkohë vijon të bëhet e ashpër gara për bashkinë e kryeqytetit. Sipas të dhënave të marra nga gazetarët e “Ora News” në KZAZ-të e kryeqytetit deri më tani kandidati socialist Edi Rama kryeson me 163 vota ndaj rivalit të tij Lulzim Basha. Kështu kandidati i “aleancës për të ardhmen” Edi Rama ka marrë 112744 vota ndërsa kandidati I “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha ka marrë 112581 vota.